Misteri me murtajën në laboratorin rus, reagon Marco Rubio: Moska të bëj transparencë ndaj botës

6 Tetor 2026 | 16:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë më shumë transparencë pas vdekjes së një punonjëseje në një institut kërkimor kundër murtajës në Siberi, ngjarje që ka ngritur shqetësime dhe pikëpyetje mbi rrethanat e saj.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Islandë, Rubio tha se Moska duhet të ndajë më shumë informacion me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin situatën nga afër.

Punonjësja 28-vjeçare e Institutit të Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk ndërroi jetë pasi u diagnostikua me pneumoni me origjinë ende të papërcaktuar. Ngjarja çoi në vendosjen nën mbikëqyrje dhe karantinë të personave që kishin pasur kontakt me të.

Në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime se vdekja mund të ketë ardhur pas një incidenti në laborator, por autoritetet ruse kanë deklaruar se testimet nuk kanë zbuluar murtajë apo mikroorganizma të lidhur me punën e viktimës. Deri tani nuk janë evidentuar raste të murtajës mes personave që kanë pasur kontakt me të.

Rubio paralajmëroi gjithashtu se do të ishte e papërgjegjshme të ngriheshin teori mbi natyrën e incidentit pa pasur më parë të gjitha faktet. Sipas tij, disa agjenci amerikane dhe ndërkombëtare po monitorojnë zhvillimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një situatë më serioze.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek situatën, ndërsa bazuar në informacionet e deritanishme rreziku për publikun e gjerë është vlerësuar i ulët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se sulmet ndaj anijeve janë të papranueshme, pas sulmeve ndaj anijeve tregtare brenda zonës...
16:08 | 06/10/2026

Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje zyrtare Moskës që të tregojë transparencë të plotë dhe të ndajë informacione, pas raportimeve për...
15:34 | 06/10/2026

Arrestohet një 22-vjeçar britanik, dyshohet për përgatitje të një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford

Një 22-vjeçar britanik është arrestuar të martën në Westminster të Londrës, nën dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste. Arrestimi është bërë në kuadër të hetimit...
15:25 | 06/10/2026