Gjyqi i UÇK-së, Kurti: Mos zgjidhja e presidentit na kufizon mundësinë që të merremi me çështjen e Apelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në konferencën e jashtëzakonshme për media u shpreh se zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë çështje të ndara.
Ai tha se pa e zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke e ditur se afati për këtë mbaron sot në mesnatë, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.
“Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit”, tha Kurti.
Ai tha se Kosova nuk mund ta trajtojë çështjen apelit vitin e ardhshëm teksa thekoi se duhet të merren me të këtë muaj.
“Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, shtoi ai.
Aleanca dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për shpërdorim të detyrës
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve
- 16:11 Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari: Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë
- 16:10 Misteri me murtajën në laboratorin rus, reagon Marco Rubio: Moska të bëj transparencë ndaj botës
- 16:08 Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme
- 15:59 Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte, publikisht zotohem se Ligji për Dhomat e Specializuara do të votohet të enjten
- 15:40 Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon në zgjedhje
- 15:34 Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska