Aktualitet

Kishte humbur kontaktet prej tre muajsh me familjen, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Trupi i pajetë i një 80-vjeçareje nga Maqellara është gjetur në lumin Drin, në afërsi të fshatit Potgorc, në Dibër.

Sipas burimeve policore, e moshuara kishte humbur kontaktet me familjarët prej rreth tre muajsh.

Trupi i saj është gjetur në ujërat e lumit Drin, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin përfundimtar dhe dokumentimin e plotë të rastit.