Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si çështjen emergjente që Kosova duhet të zgjidhë brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se dështimi do ta çojë vendin brenda pak orësh në zgjedhje të reja. Ai kundërshtoi që votimi i ndryshimeve për Specialen të vendoset përpara zgjedhjes së kreut të shtetit, duke argumentuar se beteja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë kërkon një angazhim shumë më të gjatë dhe një strategji të përbashkët.

"Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione. Është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi vëmendjen tek mbrojtja e luftës së popullit tonë për liri dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Ata janë dënuar në shkallë të parë, ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur s'ka ndodhur asgjë. Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë. Me mosvotimin e presidentit shkojmë brenda orësh në zgjedhje", tha Kurti.


Lajmi kryesor:

'Votojmë kreun e shtetit sot, Specialen të enjten'- Kurti ofertë PDK-së: Garantoj 62 deputetë, pa President s'mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK-së në Apel! Hamza refuzon: Po shet 'mjegull'