LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestat në Prishtinë: Shqetësime për thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Njohës të sigurisë dhe dezinformimit thonë se kjo gjuhë thellon ndarjet dhe rrezikon ta kthejë pakënaqësinë në dhunë.

6 Tetor 2026, 16:17 Nga G.M
Protestat në Prishtinë: Shqetësime për thirrjet për
Radio Evropa e Lirë i ka monitoruar disa prej hapësirave të komenteve kryesisht nëpër postime të mediave në rrjete sociale

Radio Evropa e Lirë i ka monitoruar disa prej hapësirave të komenteve kryesisht nëpër postime të mediave në rrjete sociale.
Thirrjet në hapësirën online për djegien e ndërtesës së Kuvendit, rrahjen e protestuesve dhe etiketimet ndaj policëve i kanë shoqëruar protestat që u përshkallëzuan në dhunë më 5 tetor në Prishtinë. Njohës të sigurisë dhe dezinformimit thonë se kjo gjuhë thellon ndarjet dhe rrezikon ta kthejë pakënaqësinë në dhunë.

“Me kall deri kuvend atje duhet flaka me i dal”, shkruan një komentues. Një tjetër kërkon që protestuesit që shajnë e shkaktojnë dëme të bëhen “per spital”.

Këto mesazhe janë pjesë e diskursit online rreth protestave në Kosovë, të cilat më 5 tetor u përshkallëzuan në përplasje mes protestuesve dhe policisë në Prishtinë. Nga përplasjet mbetën të lënduar persona nga të dyja anët, përfshirë edhe gazetarë që po ndiqnin ngjarjet. Radio Evropa e Lirë i ka monitoruar disa prej hapësirave të komenteve kryesisht nëpër postime të mediave në rrjete sociale. Komentet shkruhen si nga profile reale, ashtu edhe nga profile anonime apo të dyshimta.

Në këto komente, krahas thirrjeve për djegien e ndërtesave të institucioneve publike, ka nxitje për rrahjen e protestuesve dhe etiketime ndaj policëve si fëmijë “të spiunëve” e “të tradhtarëve”. Thirrjet janë shpërndarë edhe nëpër faqe të Facebook-ut, të cilave nuk u dihet pronësia apo qëllimi.

Sipas njohësve të dezinformimit dhe sigurisë, kjo gjuhë rrezikon ta thellojë ndarjen shoqërore dhe ta legjitimojë dhunën si reagim të pranueshëm. Bardh Dema, udhëheqës i verifikimit të fakteve në platformën Hibrid.info, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë monitorimit të zhvillimeve të fundit kanë identifikuar përmbajtje online që mund të interpretohen si nxitje për dhunë, përleshje fizike apo reagime agresive.

Ai argumenton se shprehja e pakënaqësisë, edhe kur është e ashpër, nuk përbën vetvetiu thirrje për dhunë dhe se qytetarët kanë të drejtë të kritikojnë institucionet, policinë, protestuesit, partitë politike apo individë të caktuar.

“Problemi fillon kur mesazhi kalon nga kritika te dehumanizimi, kërcënimi ose nxitja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për dhunë”, tha Dema për REL-in.

Protestat disa-javëshe kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së u përshkallëzuan më 5 tetor, pasi disa protestues kërkuan që projektligji, i miratuar po atë ditë në lexim të parë, të kalonte menjëherë edhe në lexim të dytë.

Ata bllokuan hyrjen e ndërtesës së Kuvendit, duke synuar të mos i lejonin deputetët të dilnin pa e votuar përfundimisht ligjin, sulmuan një deputet dhe disa zyrtarë publikë, si dhe hodhën shishe e mjete piroteknike drejt ndërtesës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, të paktën 20 policë, 12 protestues dhe një gazetar kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar të hënën gjatë protestës para Kuvendit. Kritika të shumta ka pasur nga PDK dhe figura tjera publike për, siç e vlerësojnë ata, dhunën joproporcionale të Policisë ndaj protestuesve. Në lidhje me këto akuza, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetim preeliminar.

Në një reagim publik, Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) ka thënë se protesta është mjet legjitim demokratik, por se kërcënimi, dhuna apo pengimi fizik i deputetëve cenon ushtrimin e lirë të mandatit të tyre. IDK u ka bërë thirrje krerëve politikë dhe organizatorëve të protestave që të marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë që protestat të vazhdojnë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve.

Polarizimi mes “nesh” dhe “atyre”

Për Ramadan Ilazin, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), aktgjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve ishte nxitësi i menjëhershëm i protestave, por pakënaqësitë e protestuesve lidhen edhe me krizat e zgjatura politike, zgjedhjet e përsëritura dhe pasigurinë institucionale.

“Shoqëria është lodhur nga bllokadat, pasiguria dhe ndjenja se institucionet nuk po arrijnë të prodhojnë zgjidhje”, thotë ai për REL-in.

Në këtë klimë, të dy bashkëbiseduesit e shohin si shqetësues polarizimin që po krijohet si mes deputetëve, ashtu edhe në publik, ku njerëzit po ndahen në dy kampe: “ose je me UÇK-në, ose me Serbinë”. Sipas Demës, kjo i vendos qytetarët përballë një zgjedhjeje artificiale, duke lënë jashtë qëndrimet kritike apo të ndërmjetme.

“Kemi parë përmbajtje që paraqesin në mënyrë të njëanshme zhvillimet e protestave dhe publikime që përdorin një gjuhë shumë të polarizuar ndaj njërës apo tjetrës palë. Në disa raste, përmbajtja shoqërohet edhe me thirrje për reagim, përballje apo ndëshkim të personave që paraqiten si kundërshtarë”, tha ai.

Sipas tij, duhet bërë dallimi mes kritikës legjitime dhe gjuhës që mund të kontribuojë në tensionimin e situatës. Ai thotë se personat publikë kanë të drejtë të kritikojnë institucionet apo protestuesit, por për shkak të ndikimit që kanë, mënyra se si i formulojnë mesazhet është veçanërisht e rëndësishme.

“Në një situatë të tensionuar, deklaratat që krijojnë ndarje të forta mes ‘nesh’ dhe ‘atyre’, apo që i paraqesin kundërshtarët si armiq, mund të kontribuojnë në polarizim dhe të ndikojnë në mënyrën se si publiku i percepton zhvillimet", tha Dema për REL.

Ndërkohë, Ilazi e lidh atë me ‘polarizimin afektiv’, ku kundërshtari politik trajtohet si kërcënim.

“Ato e mbyllin hapësirën për mendim të pavarur dhe e bëjnë çdo thirrje për përmbajtje, ose kompromis të duket si tradhti”, thotë Ilazi për formulime të tilla.

Dezinformimi në hapësirën online, ndërkaq, ka nisur që një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator. Një hulumtim i Hibrid.info, ka përmbledhur 20 raste të verifikuara në gjysmën e dytë të shtatorit, që përfshijnë lajme të rreme, deklarata të fabrikuara dhe përmbajtje të manipuluara me inteligjencë artificiale. Sipas platformës, këto përmbajtje tregojnë një prirje për të shfrytëzuar ndjeshmërinë publike rreth procesit gjyqësor në prodhimin e përmbajtjeve dezinformuese.

Si po shpërndahet thirrja për dhunë?

Sipas një hulumtimi të ekspertit të sigurisë kibernetike, Halil Berisha, një grup llogarish të dyshimta në Facebook ka shpërndarë në mënyrë të koordinuar mesazhe nxitëse para dhe pas zhvillimeve rreth vendimit të 16 shtatorit. Ai thotë se llogaritë përdornin emra shqiptarë, por ishin regjistruar si faqe “Musician/Band” dhe publikonin komente të njëjta ose shumë të ngjashme në postime të mediave dhe subjekteve politike, përfshirë thirrje për djegie institucionesh, përplasje dhe ndëshkim të kundërshtarëve.

Berisha thotë se intensiteti i këtyre mesazheve është rritur me afrimin e vendimit të Gjykatës Speciale dhe se modeli i veprimit tregon elemente të një fushate të koordinuar. Ai e krahason këtë mënyrë funksionimi me taktika të përdorura në operacione të njohura të ndikimit rus, por kjo lidhje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga REL-i.

Pas publikimit të hulumtimit, sipas Berishës, disa prej profileve të identifikuara janë mbyllur, ndërsa të tjera kanë ndryshuar emrat. Ai thotë se dy profile që kishin publikuar thirrje për djegie dhe paralajmërime për “luftë civile” janë mbyllur, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar identitetin e tyre në Facebook. Berisha e sheh këtë si tregues shtesë se profilet nuk kanë vepruar në mënyrë autentike.

Berisha i tha REL se ditëve te fundit është vërejtur një rritje e dukshme e thirrjeve dhe nxitjeve për dhunë në hapësirën online që shenjestrojnë institucione, deputetë, protestues dhe gazetarë, dhe variojnë nga thirrjet për djegie institucionesh e sulme fizike deri te kërcënimet për vrasje.

“Thirrjet për dhunë nuk janë vetëm ndaj njërës palë, por drejtohen ndaj të gjithëve, në mënyrë që të krijohet përplasje në rrjete sociale dhe, rrjedhimisht, të nxitet dhuna”, tha Berisha për REL-in.

Dema, megjithatë, vlerëson deri në këtë fazë, nuk do të ishte e saktë që të gjitha këto përmbajtje të karakterizohen si pjesë të një fushate të koordinuar.

“Ajo që mund të themi është se shohim sjellje të ngjashme dhe narrativa që përsëriten, ndërsa një pjesë e tyre më pas amplifikohen nga përdorues të tjerë”, tha ai.

Rreziku, sipas Demës, shtohet kur gjuha nxitëse shoqëron fotografi apo video të vjetra, të manipuluara ose jashtë kontekstit, të cilat mund të krijojnë përshtypje të rreme për veprimet e njërës palë. Ai kërkon reagim institucional ndaj kërcënimeve konkrete dhe kujdes nga mediat që të mos u japin hapësirë përmbajtje të paverifikuara vetëm sepse janë virale. Ilazi, ndërkaq, thekson se zemërimi publik dhe e drejta për protestë duhet të respektohen.

“Në të njëjtën kohë, dhuna dhe thirrjet për dhunë nuk mund të arsyetohen”, thotë ai.

Në Kosovë, thirrjet publike për dhunë, urrejtje apo përçarje mund të përbëjnë vepër penale, varësisht nga përmbajtja dhe pasojat e tyre. Kodi Penal parasheh dënime për nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, si dhe për nxitjen e personave të tjerë për të kryer vepra penale.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse po i monitorojnë postimet dhe komentet në rrjete sociale që përmbajnë thirrje për dhunë, si dhe nëse kanë nisur ndonjë procedurë lidhur me to. Deri në momentin e publikimit, REL nuk ka pranuar përgjigje./REL

rel kosove pprotesta uçk

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar