Ministri i Brendshëm, Ervin Demo zhvilloi këtë të hënë një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku zhvilluan një takim me strukturat vendore të rendit. Takimi zhvillohet në një periudhë kur situata kriminale në qarkun e Shkodrës, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, vijon të jetë në vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese. Bilanci i muajve të fundit e ka rikthyer vëmendjen te siguria në qark. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Shkodra nuk regjistroi ngjarje me pasojë vrasjen. Por situata ndryshoi pas 9 korrikut, ku brenda pak javëve në këtë në qark janë shënuar pesë vrasje.