POLITIKE

Territorialja votohet të enjten në Kuvend, Boçi: Do të thellojë shpopullimin e vendit

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 16:21
Territorialja votohet të enjten në Kuvend, Boçi: Do të

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për reformën territoriale, duke deklaruar se ndryshimet e propozuara nuk zgjidhin problematikat e pushtetit vendor.

I ftuar në "News 24, Boçi", njëherësh bashkëkryetar i komisionit të ngritur për reformën territoriale, tha se mënyra se si është proceduar me draftin tregon se bëhet fjalë për një vendim politik.

“Kjo tregon se është një vendim politik, që ishte i dukshëm që kur u ngrit komisioni i reformës dhe u përvijua edhe nga mënyra e sjelljes së mazhorancës. Projektligji që solli një grup deputetësh bën ndarje të hartës dhe jo reformë. Reforma nënkupton rregullimin e pushtetit vendor. Kjo është një lloj përsëritjeje e reformës së vitit 2014, siç e ka pohuar edhe vetë Rama”, u shpreh Boçi.

Sipas deputetit demokrat, mazhoranca nuk ka reflektuar mbi pasojat që, sipas tij, solli reforma e vitit 2014. Boçi e lidhi organizimin territorial edhe me shpopullimin dhe vështirësinë e qytetarëve për të marrë shërbime pranë vendbanimeve të tyre.

“Rama që në vitin 2014 donte të kishte 46-47 bashki. Ishte ndërhyrja e partisë aleate që shtoi 15 bashki të tjera. Nuk ka reflektim, ndërkohë që një nga pasojat që ka sjellë reforma e vitit 2014 është shpopullimi. Krahas kësaj është mungesa e shërbimeve dhe distanca që ka qytetari nga shërbimi që ofron bashkia”, deklaroi ai.

Deputeti u ndal më tej te lëvizjet e popullsisë dhe largimi i qytetarëve jashtë vendit. Sipas tij, shpopullimi tashmë nuk është një fenomen që prek vetëm zonat rurale.

“Lëvizja e brendshme e popullsisë është në nivele të vogla, ndërsa lëvizja jashtë është në nivelet 80-90%. Vetëm Tirana rezulton me rritje të popullsisë me 15 mijë banorë. Qarqet e tjera kanë humbur shumë banorë. Shqiptarët janë larguar përtej kufijve sepse nuk kanë shërbime”, tha Boçi.

Ai theksoi se mungesa dhe cilësia e shërbimeve, si dhe distanca nga institucionet vendore, kanë ndikuar në pakënaqësinë e qytetarëve.

“Shpopullimi ka prekur jo vetëm zonat rurale, por edhe zonat urbane. Pakënaqësia është te mungesa e shërbimeve, distanca e madhe dhe cilësia e ulët e atyre shërbimeve që ekzistojnë. Nëse këta shohin ëndrra me Zvicrën, me banorë që migrojnë brenda vendit, ose kemi një kënaqësi idiote, ose kemi mashtrim publik. Kjo është mënyra se si justifikohet Rama”, u shpreh ai.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime