Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ngriti shqetësim në Komisionin e Ligjeve për atë që e konsideron si rrethana të pabarabarta mes avokatëve dhe prokurorëve në proceset gjyqësore. Shqetësimet u ngritën gjatë diskutimeve për ratifikimin e konventës europiane për mbrojtjen e profesionit të avokatisë.