Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë mund të detyrohet që të rishikojë rregulloren e brendshme të saj, që është bërë shkak i përplasjes me avokatët dhe gazetarët që e kundërshtojnë për cenimin e të drejtave të tyre. Këtë e paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Toni Gogu gjatë prezantimit për ratifikim në Kuvend të Konventës Europiane për mbrojtjen e profesionit të avokatit.