Uji i pijshëm dhe siguria ushqimore janë ndër hallkat më problematike në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në komisionin e bujqësisë gjatë një seance dëgjimore me ministrin Andis Salla dhe drejtoreshën e AKU-së, Blerina Gjylametin, deputeti demokrat, Xhelal Mziu ngriti shqetësimin se ende në vitin 2026, 90 për qind e banorëve të Tiranës janë me depozita dhe detyrohen të blejnë ujë të pijshëm pavarësisht tarifës mujore që paguajnë për të pasur furnizim me ujë nëpër banesa.