Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për president
Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përmendi sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar se nuk është më pjesë e garës për këtë post.
Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij ia ka njoftuar sërish kreut të LDK-së, por edhe vetë kryeministrin Albin Kurti, duke ua bërë të qartë se është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e presidentit.
“Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke qenë se marrëveshja LDK-LVV ka dështuar. Unë kam hyrë në këtë proces, në fillim të shtatorit, dhe kam marrrë këtë barrë të rëndë në një moment kaç të rëndë, me motivin e vetëm të që të ndihmojë Kosovën të dalë nga ky ngërçi vetshkatërrues. Liderët politik mund të përmendin emri tim dhe unë u jam mirënjohës për besimin që e kanë ndaj meje” ka thënë Sejdiu.
Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.
“Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë ai.
Gjyqi i UÇK-së, Kurti: Mos zgjidhja e presidentit na kufizon mundësinë që të merremi me çështjen e Apelit
Aleanca dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për shpërdorim të detyrës
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
- 16:48 Rusia mohon vdekjen e studiueses nga murtaja, por vendos në karantinë qindra persona pa dhënë shpjegime
- 16:46 Strategjia e re e Komisionit Evropian, plani i plotë për zgjerimin dhe reformat e BE-së! Përfshihet dhe Shqipëria
- 16:40 Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian, akuzohet për sulme kibernetike në favor të Teheranit
- 16:28 Anëtarët e rinj të BE-së përballen me një periudhë prove 15-vjeçare pas anëtarësimit në bllok
- 16:28 Michael Douglas flet hapur për jetën e tij, përfshirë lidhjet jashtëmartesore, drogën dhe përballjen me kancerin
- 16:11 Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari: Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë