Flash

Tri javë pa transport, rreth 30 nxënës protestojnë para gjimnazit në Livadhja të Gjirokastrës

Lapsi.al 6 October 2026

Tri javë pa transport, rreth 30 nxënës protestojnë para

Rreth 30 nxënës nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia po protestojnë këtë të martë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të transportit shkollor. Nxënësit kanë vendosur të mos hyjnë në mësim, pasi prej rreth tre javësh autobusi që i transportonte drejt gjimnazit nuk po kryen më shërbimin. Sipas nxënësve, në momentin kur u regjistruan në gjimnazin “Lefter Talo” u ishte garantuar transporti.

Autobusi funksionoi gjatë tre ditëve të para të shkollës, por më pas shërbimi u ndërpre. Prej atëherë, nxënësit nga katër fshatrat janë detyruar të gjejnë vetë mënyra të ndryshme për të mbërritur në Livadhja dhe për t’u kthyer në banesat e tyre. Situata është bërë edhe më shqetësuese për maturantët, të cilët përveç ngarkesës së vitit të fundit të gjimnazit, përballen çdo ditë me pasigurinë se si do të shkojnë në shkollë

Nxënësit thonë se transporti në këtë itinerar është kryer prej vitesh pa pagesë dhe kërkojnë të dinë përse këtë vit shërbimi është ndërprerë. Sipas tyre, pas ndërprerjes së autobusit, si alternativë u është ofruar transporti me pagesë. Problematika është ngritur edhe nga drejtoria e gjimnazit “Lefter Talo”. Sipas nxënësve, drejtoria i është drejtuar disa herë bashkisë për zgjidhjen e situatës, por deri më tani autobusi nuk është rikthyer.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI