Flash

Deputetët e PDK-së drejt sallës: Të votohet ligji për Specialen, Kosova nuk do zgjedhje të reja

Lapsi.al 6 October 2026

Deputetët e PDK-së drejt sallës: Të votohet ligji për

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, pasi në orën 12:00 ata kanë paralajmëruar protesta në sheshin "Skënderbeu" për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së janë nisur drejt Kuvendit. Deputeti Fadil Demaku tha për Klan Kosovën se PDK ka një qëllim sot: votimin në lexim të dytë të ndryshimeve për Specialen.  

Demaku foli edhe për mundësinë e një takimi mes kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti. Forca të shumëta policie ndërkohë janë vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe pranë godinës së Kuvendit. 

Nga ana tjetër, ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka deklaruar se zgjedhjet e reja, sipas tij, nuk i konvenojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe as Kosovës.

“Po mendoj orientim pozitiv i zotëri Kurtit kish mundur me kriju seancën e re që mbahet sot, dhe votimin në lexim të dytë të Ligjit, por sigurisht edhe zgjedhjen e presidentit. Sepse Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet, UÇK-së, krerëve të saj në Hagë nuk i konvenojnë zgjedhjet, me shku edhe sa muaj të procesit e ata me qëndru pa mbrojtje shtetërore, po e them popullorqe, me qëndru jetim në gjithë këtë proces dhe kauzë kombëtare pa pasur shtetin mbrapa”, u shpreh Hoxha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI