Flash

Plantacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Lapsi.al 6 October 2026

Plantacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy

Një kontroll rutinë policor në Kalbe, Gjermani, ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi të ngritur brenda një godine të pabanuar. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç. Ngjarja u regjistrua pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë vunë re një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën Breiten Weg. Dyshimi i shtyu policët të kontrollonin godinën, ku zbuluan rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje.

Dy shqiptarët ndodheshin në ambientet e objektit dhe u ndaluan menjëherë nga autoritetet. Të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi masën e paraburgimit për të dy, të cilët më pas u dërguan në institucionet të dënimit. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë publike deri më tani detaje të tjera mbi organizimin e plantacionit apo rolin konkret të dy të arrestuarve, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI