OpenAI do të shtojë filigrana të padukshme në tekstin e ChatGPT sipas Aktit të BE

OpenAI do të shtojë filigrana të padukshme në tekstin e ChatGPT sipas Aktit të BE

16:23, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

OpenAI do të fillojë të shtojë filigrana të padukshme në tekstin e gjeneruar nga ChatGPT dhe Codex në Bashkimin Evropian gjatë javëve të ardhshme, njoftoi kompania të hënën.

Ky veprim vjen në një kohë kur Akti i BE-së për Inteligjencën Artificiale, kërkon që ofruesit e sistemeve të inteligjencës artificiale gjeneruese ta bëjnë tekstin e gjeneruar nga inteligjenca artificiale të identifikueshëm në një format të lexueshëm nga makinat.

OpenAI tha se teknologjia e saj, e quajtur textGrain, integron një sinjal statistikor të padukshëm në fjalët e përzgjedhura nga modelet e saj. Një detektor më pas mund të kërkojë sinjalin për të vlerësuar nëse një fragment përmban një filigran OpenAI.

Kompania paralajmëroi se filigranimi dhe zbulimi i tekstit mbeten teknologji në fazën e hershme me kufizime të konsiderueshme.

Tekstet e shkurtra janë më të vështira për t'u dalluar, ndërsa redaktimi, parafrazimi ose përkthimi mund ta dobësojnë filigranin.

OpenAI theksoi gjithashtu se zbulimi i një filigrani nuk vërteton se një tekst është gjeneruar tërësisht nga inteligjenca artificiale, ndërsa mungesa e tij nuk vërteton se është shkruar nga një njeri.

Kompania po hap aplikime për qasje në detektorin e saj të filigranëve, fillimisht duke i kufizuar vetëm studiuesit dhe organizatat e ekspertëve të miratuara.

OpenAI tha se shpërndarja graduale pasqyron si kërkesat e Aktit të BE-së për IA-në, ashtu edhe kufizimet e teknologjisë aktuale të filigranimit./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco