Rusia mohon vdekjen e studiueses nga murtaja, por vendos në karantinë qindra persona pa dhënë shpjegime
Autoritetet ruse kanë këmbëngulur se një studiuese laboratorike, e cila vdiq në Siberi javën e kaluar, nuk kishte murtajë, ndërsa vendosën në karantinë rreth 200 persona që kishin pasur kontakt me të, izoluan më shumë se 60 kolegë brenda institutit ku ajo punonte dhe kufizuan hyrjen në disa spitale, të gjitha këto pa dhënë shpjegime.
Darya Shipilova, 28 vjeçe, studiuese në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk, u shtrua në Spitalin e Qarkut Shelekhov në fund të shtatorit dhe vdiq të premten mbrëma.
Rospotrebnadzor, autoriteti kombëtar rus për mbikëqyrjen e shëndetit publik, tha se mostrat biologjike të marra nga trupi i saj nuk zbuluan mikroorganizma të lidhur me punën e saj profesionale dhe se ajo vdiq nga “pneumonia me etiologji të panjohur”.
Agjencia tha se komisionet e saj të posaçme nuk kishin gjetur asnjë incident që përfshinte mikroorganizma patogjenë në institut. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve që të mbështeteshin vetëm te deklaratat e Rospotrebnadzor.
Sipas shifrave të cituara nga mediat e pavarura dhe ato rajonale, nga 189 deri në 197 persona që kishin pasur kontakt me Shipilovën u vunë nën vëzhgim dhe në karantinë.
Testet fillestare të këtyre personave rezultuan negative. Më shumë se 60 punonjës të institutit kundër murtajës u izoluan praktikisht brenda objektit për disa ditë.
Kufizime karantine u vendosën gjithashtu në spitale në Irkutsk, përfshirë edhe një maternitet, sipas raportimeve të disa mediave rajonale dhe ndërkombëtare.
Autoritetet rajonale të Irkutskut publikuan të premten një mesazh ku u kërkonin banorëve të mos udhëtonin drejt qytetit satelit Shelekhov për shkak të murtajës, por më pas e fshinë atë.
Guvernatori Igor Kobzev e përshkroi shkakun e vdekjes të hënën si “pneumoni me etiologji të panjohur”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se e vlerëson rrezikun për shëndetin publik nga incidenti si të ulët deri në të moderuar për rajonin e Irkutskut, të ulët për Rusinë në tërësi dhe shumë të ulët për rajonin evropian të OBSH-së.
Ajo tha se autoritetet ruse kanë identifikuar personat që kishin pasur kontakt me Shipilovën dhe po i monitorojnë, ndërsa nuk kanë zbuluar asnjë agjent të rrezikshëm infektiv te këta persona.
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian, akuzohet për sulme kibernetike në favor të Teheranit
Anëtarët e rinj të BE-së përballen me një periudhë prove 15-vjeçare pas anëtarësimit në bllok
Michael Douglas flet hapur për jetën e tij, përfshirë lidhjet jashtëmartesore, drogën dhe përballjen me kancerin
- 16:46 Strategjia e re e Komisionit Evropian, plani i plotë për zgjerimin dhe reformat e BE-së! Përfshihet dhe Shqipëria
- 16:43 Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për president
- 16:40 Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian, akuzohet për sulme kibernetike në favor të Teheranit
- 16:28 Anëtarët e rinj të BE-së përballen me një periudhë prove 15-vjeçare pas anëtarësimit në bllok
- 16:28 Michael Douglas flet hapur për jetën e tij, përfshirë lidhjet jashtëmartesore, drogën dhe përballjen me kancerin
- 16:11 Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari: Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë