Lajme të mira për Chivu, Calhanoglu gati për t’u rikthyer në fushë, flitet dhe për rinovimin
Shqipëria zbret sonte në fushë për ndeshjen e katërt në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Arena Kombëtare” përballet me San Marinon, në orën 20:45. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb.
Trajneri Rolando Maran pritet t’i qëndrojë besnik formacionit dhe idesë së lojës që ndoqi në ndeshjen ndaj Finlandës, me ndryshimet që vijnë kryesisht për shkak të mungesave të detyruara.
Në portë do të jetë Mario Dajsinani. Portieri u konfirmua nga Maran në konferencën për shtyp, pasi Etrit Berisha është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Finlandës, ndërsa Alen Sherri është i dëmtuar. Edhe në mbrojtje pritet të ketë një ndryshim, në varësi të gjendjes fizike të Ardian Ismajlit. Nëse mbrojtësi nuk do të jetë gati, në vendin e tij pritet të aktivizohet Marash Kumbulla, duke iu bashkuar kapitenit Berat Gjimshiti dhe Mario Mitajt.
Në krahun e djathtë pritet të luajë Arlind Pilo, ndërsa në të majtë do të jetë Elseid Hysaj. Në qendër të mesfushës pritet të startojnë Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Në fazën sulmuese, Maran pritet t’i besojë sërish Hoxhës dhe Muçit, të cilët do të mbështesin Rey Manajn, pika referuese në majën e sulmit. Nëse nuk ka surpriza të minutave të fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me këtë formacion:
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Dajsinani; Mitaj, Gjimshiti, Kumbulla; Pilo, Asllani, Ramadani, Hysaj; Hoxha, Muçi; Manaj.

Maran synon të ruajë vazhdimësinë e skuadrës, me ndryshimet që vijnë kryesisht për shkak të mungesave të detyruara. Shqipëria kërkon një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve, këtë herë përballë San Marinos, në një ndeshje që nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb.
Top Channel