E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Kërkesat për mjekësi janë rritur”, Pampuri: S’mund t’i imponojmë studentët për zgjedhjen e degëve universitare

Zgjedhja e degës universitare nga maturantët ka ndryshuar vitet e fundit, me një tendencë më të madhe të studentëve për të ndjekur fushat ku kanë më shumë prirje. Kështu u shpreh pedagogia Orjola Pampuri, e cila theksoi rëndësinë e këshillimit të karrierës që në gjimnaz.

E ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion”, Pampuri tha se nuk mund t’u imponohet studentëve zgjedhja e një dege vetëm bazuar te kërkesat e tregut të punës.

Reklamë

Pampuri tha se vitet e fundit janë shtuar kërkesat për degën e Mjekësisë, duke e konsideruar këtë një sinjal pozitiv për tregun e punës. Në të kundërt, ajo vuri në dukje një rënie të interesit për degët e shkencave sociale.

Pedagogia theksoi se, pavarësisht kërkesave, në sistemin shëndetësor ka vite që pozicionet për psikologët janë eliminuar, ndërsa sipas saj roli i tyre është shumë i rëndësishëm.

Reklamë

Pampuri: Ka një ndryshim nga vitet e tjera, shoh një tendencë të studentëve që zgjedhin atë që kanë më shumë prirje. Unë do të doja të kishte një këshillim karriere nëpër gjimnaze. Nuk do ta ndaja me thikë që ka studentë që shkojnë atje ku kanw mw shumw prirje. Ka dhe studentë që ndjekin tregun. S’mund t’i imponojmë studentët të zgjedhin një degë që s’kanë prirje.

Vitet e fundit janë shtuar kërkesat për mjekësi. Ky është një lajm pozitiv për tregun e punës. Ndryshe nga vitet e tjera, ka pasur një rënie, siç janë shkencat sociale. Ka një problem, se ka shumë kërkesa për psikologë, por tregu i ka eliminuar. Në sistemin shëndetësor ka vite që janë eliminuar psikologët, kur është shumë e rëndësishme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.