6 Tetor 2026, 16:38
Nga G.M
pamje
TIRANË- Debati për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve, teksa bojkoti i avokatëve ka shkaktuar vështirësi në zhvillimin e proceseve gjyqësore. Gjatë diskutimit për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, opozita kërkoi që Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë të ndërhyjnë për të adresuar situatën e krijuar në GJKKO.
Konventa, e nënshkruar në Luksemburg më 13 maj 2025, u bë pjesë e debatit për të drejtat dhe ushtrimin e profesionit të avokatit. Teksa, rregullorja e re e cila hyri në fuqi në fillim të shtatorit, është kundërshtuar fillimisht nga gazetarët dhe më pas edhe nga avokatët. Këta të fundit kanë ndërmarrë një bojkot që përfshin jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë, duke ndikuar në zhvillimin e disa proceseve.
Deputetët opozitarë Arjan Ndoja dhe Tedi Blushi ngritën shqetësimin për pasojat e kësaj situate dhe kërkuan një reagim institucional. Blushi, duke iu referuar edhe procesit gjyqësor ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se ende nuk ka një përgjigje për kërkesën e tij drejtuar Kuvendit për ndërhyrje.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se Kuvendi nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në çështjet që lidhen me rregulloren e GJKKO-së. Ndërkohë që, deputeti Toni Gogu argumentoi se detyrimet që burojnë nga Konventa e Këshillit të Evropës kërkojnë rishikimin e kuadrit përkatës, duke e lidhur debatin me garantimin e ushtrimit të profesionit të avokatit.
“Sot ne kemi dy aktorë kuvendin dhe ministrinë e drejtësisë të cilët në vlerësimin tim po heshtin qëllimisht për të nxitur një konflikt sa absurd dhe të qëllimshëm që për mendimin tim ka vetëm një qëllim të pezullojë afatet e paraburgimit për presidentin e partisë së Lirisë Z. Ilir Meta.”, tha Blushi.
Në kundërpërgjigje kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja tha se kuvendi nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë.
“Zoti Blushi po ta jap përgjigjen tani që të mos presësh gjë me shkrim, të lutem mos prit gjë me shkrim se nuk e kam kuptuar ende se çfarë kërkon. Ja ku është shkresa, ka një konflikt mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatëve, kërkoni ndërhyrjen time si komision por edhe të kuvendit për nxitjen e dialogut ndërinstitucional mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatëve, ore cili është shqetësimi, s’ke shkrujt kurgjo more, ja ku e ke këtu, e kam lexuar dhe e kam para, e kam lexuar me shumë vëmendje,. Zotëri, cili është konflikti? Kërkon që kuvendi të nxisë dialog ndërinstitucional mes GJKKO dhe Dhomës, po të takohen more Dhoma e Avokatëve me GJKKO-në, s’duan të takohen, mos të takohen”, u shpreh Manja.
Konventa e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Avokatëve përcakton qartë se avokatët duhet të marrin pjesë në mënyrë efektive në të gjitha procedimet në të cilat veprojnë në emër të klientëve të tyre, ndërsa vijon edhe më tej kur thotë se Ushtrimi i të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveçse kur miratohen me ligj. Deputeti demokrat Arjan Ndoja kërkoi shpjegime nga Ministri i Drejtësisë Toni Gogu
“Ka dalë një rregullore e GJKKO, a jeni në dijeni ju, dhe a ka bërë stafi juaj ndonjë analizë, dhe a bie kjo rregullore ne kundërshtim me konventën për mbrojtjen e avokatëve që na ka ardhur sot për tu diskutuar në komisionin e ligjeve?”, tha Ndoja.
Ministri Gogu u shpreh se sapo konventa të miratohet do t’ia dërgojë atë të gjitha institucioneve për implementim
"Sa i përket Rregullores së GJKKO, dhe Konventës. Sapo Konventa të ratifikohet, është detyrim i çdo institucioni shqiptar që të marrë dhe të rishikojë të gjitha aktet e veta. Pas votimit ministria e Drejtësisë ka për detyrë që të vendos në dijeni këto institucione mbi detyrat që ka marrë përsipër shteti shqiptar për t’i marrë në konsideratë", u shpreh Gogu./Dosja.al
gjykata e posacme
Politike
6 Tetor 2026, 16:48
E.d
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se ësh...
Politike
6 Tetor 2026, 16:25
E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në ...
Politike
6 Tetor 2026, 15:57
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bëri një ofertë të re PDK-së për zgjidhjen e ng&e...
Politike
6 Tetor 2026, 15:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit ...
Politike
6 Tetor 2026, 13:31
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në...
Politike
6 Tetor 2026, 13:23
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku...
Politike
6 Tetor 2026, 13:04
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godin&eum...
Politike
6 Tetor 2026, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Ro...
Politike
6 Tetor 2026, 12:20
E. D
Sali Berisha,
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me kompaninë...
Politike
6 Tetor 2026, 12:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me biznesmenin Roni Yeffet, pas kon...