AKUK vendos afat për lavazhot: Shkëputni lidhjet e ujit deri më…

Të gjitha lavazhot në vend kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm në aktivitetin e tyre dhe për të siguruar burime alternative furnizimi.

AKUK njofton se pas këtij afati do të intensifikohen kontrollet në të gjithë vendin, ndërsa shkelësit do të përballen me masat administrative të parashikuara nga ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka, paralajmëroi gjithashtu se ndërhyrjet apo lidhjet e paligjshme në rrjetin publik do t’u referohen organeve kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas AKUK, përdorimi i paligjshëm i rrjetit rrit humbjet dhe mund të cenojë furnizimin normal me ujë të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?