Komisioni Europian prezantoi sot paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm, ndërsa propozoi për ndryshime në mënyrën e funksionimit të Unionit, rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen dhe një integrim gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë.
Referuar paketës, komisionet ose vendet anëtare mund të fillojnë procedurën për një vendim të Këshillit. Propozimi nuk tregon se cili proces vendimmarrjeje duhet të përdoret, duke ua lënë shteteve anëtare të vendosin.
Komisioni e sheh mënyrën se si Hungaria po merret me Ukrainën si shembullin më të qartë: Budapesti pranoi t’i jepte Ukrainës statusin e kandidatit, por më pas e bllokoi procesin. “Sapo të biem dakord për një qëllim, të gjithë duhet të punojmë për këtë qëllim”, vazhdoi Kos.
Sakaq, mësohet se procedura do të jetë e disponueshme për 15 vjet pas anëtarësimit dhe do të shkaktohet nga shkelje të rënda që ndikojnë në funksionimin e BE-së. Pasojat do të jenë proporcionale, me pezullimin e të drejtës së votës të rezervuar për veprat më të rënda penale.
Megjithatë masat mbrojtëse nuk janë të reja. Traktatet e mëparshme të anëtarësimit i përfshinin ato, veçanërisht për mangësitë serioze në zbatimin e rregullave të tregut të brendshëm, drejtësisë dhe ekonomisë së BE-së. Komisioni dëshiron që këto masa mbrojtëse tradicionale të zgjasin më shumë se tre vitet e mëparshme, por nuk zbulohet se sa gjatë.
Duke u mbështetur përsëri në të kaluarën e Orbán-it, ekzekutivi i BE-së dëshiron gjithashtu që traktatet e ardhshme të pranimit të përfshijnë një deklaratë se anëtari i ri do të përmbahet nga përdorimi i unanimitetit në procesin e zgjerimit për çështjet dypalëshe.
Shembulli më i fundit është Bullgaria, e cila vazhdon të bllokojë përpjekjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim për shkak të çështjeve të pazgjidhura dypalëshe, veçanërisht kërkesës së Sofjes për ndryshime kushtetuese.
Nga ana tjetër, në konferencën e mbajtur për mediat, Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, foli nga Strasburgu për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zbuloi avancimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.
Kos tha se prej vitesh është dëgjuar se BE-ja e ka harruar Ballkanin Perëndimor, ndaj sot ajo në dukje zhvillimet e reja në procesin e zgjerimit. Gjatë fjalës së saj Marta Kos theksoi se jo të gjitha vendet ndodhen në të njëjtën fazë të procesit, duke shtuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë listën e vendeve që synojnë të futen në Bashkimin Europian.
“Ne identifikuar katër shtete të para, Mali i Zi, Shqipëria, Moldiva dhe Ukraina. Kemi parë rrugë të hapura thelbësore të këtyre shteteve. Duhet që të mbajnë progresin dhe të përparojnë në hapat e ardhshëm. Kjo do na japë mundësi që të kemi pranueshmërinë e rrugës së përparimit.”, tha Marta Kos.
Gjithashtu nënvizoi se Shqipëria tashmë ka bërë hapa përpara drejt Bashkimit Evropian.
Fjala e Marta Kos:
Propozojmë për shtetet e reja anëtare mos të kenë shqetësime sa i përket përplasjeve bilaterale në të ardhmen. Impakti i zgjerimit të politikave të BE në shumicën e fushave politike mund të akomodohen për zgjerimin, Ka fusha për të cilat na duhet të bashkëpunojmë për Ukrainën . Anëtarësimi i Ukrainës nuk duhet të ketë efekt negativ për fermerët Europianë.
Ne identifikuar katër shtete të para, Mali i Zi, Shqipëria, Moldiva dhe Ukraina. Kemi parë rrugë të hapura thelbësore të këtyre shteteve. Duhet që të mbajnë progresin dhe të përparojnë në hapat e ardhshëm. Kjo do na japë mundësi që të kemi pranueshmërinë e rrugës së përparimit.
Nuk do të ketë rrugë të shkurtra. Por shpresojmë që ky komunikimit të jetë nisja se si të përgatisim për një Europë më të fortë. Komisioni Europian në mënyrë procedurale duam të japim hartën e rrugëve për shtetet më të avancuara. Do të përgatisim hapat e ardhshëm për zgjerimin gradual të anëtarësimit dhe do çojmë para një qasje të re që do e prezantojmë në fund të tetorit.
Kufirin e mbrojtjes do e aplikojmë për herë të parë më ma të Zi. Zgjerimi sot është i mundshëm por ka hapësira që duhet të adresojmë. Idetë do t’i çojmë përpara dhe do të veprojmë për të bërë një Bashkim Evropian më të fortë.
