Sulmi me thikë në një shkollë në Turqi, humb jetën një nxënëse
Një nxënëse ka humbur jetën pas sulmit të regjistruar këtë të martë në një shkollë të mesme në Turqi. Viktima mësohet se u plagos rëndë kur një vajzë 15-vjeçare hyri në shkollë të martën në mëngjes dhe e sulmoi atë dhe shtatë persona të tjerë.
Sulmi ndodhi rreth orës 08:40 në një shkollë të mesme në lagjen Basaksehir, në veriperëndim të Stambollit. Sipas Ministrisë së Brendshme Turke, u plagosën gjithsej tetë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeç.
Njëra nga nxënëset, e cila ishte shtruar në spital në gjendje kritike, ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Policia arrestoi një vajzë 15-vjeçare, një nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme në një shkollë tjetër në zonë, si të dyshuar për sulmin.
Guvernatori i Stambollit, Davutoglu, tha se 15-vjeçarja jeton në të njëjtën lagje dhe arriti të hynte në shkollë e veshur me uniformë shkolle. Autoritetet po hetojnë motivet e 15-vjeçares dhe rrethanat në të cilat ajo arriti të hynte në shkollë.
Ukraina përgatitet për një sulm të ri masiv rus, Zelensky njofton masa urgjente kundërvepruese
Tre iranianë në gjyq në Britani, akuzohen për spiunazh ndaj gazetarëve
Suedia dërgon sistemet raketore Patriot dhe trupa ushtarake në Poloni për të mbrojtur nyjën logjistike të NATO-s
- 17:15 Ukraina përgatitet për një sulm të ri masiv rus, Zelensky njofton masa urgjente kundërvepruese
- 17:02 Tre iranianë në gjyq në Britani, akuzohen për spiunazh ndaj gazetarëve
- 17:02 Suedia dërgon sistemet raketore Patriot dhe trupa ushtarake në Poloni për të mbrojtur nyjën logjistike të NATO-s
- 16:57 Lituania ndërmerr një hap tjetër drejt heqjes së ndalimit për armët bërthamore
- 16:52 Kos: Koha për një bashkim më të madh, kjo kërkon realizëm dhe pragmatizëm
- 16:48 Rusia mohon vdekjen e studiueses nga murtaja, por vendos në karantinë qindra persona pa dhënë shpjegime