6 Tetor 2026, 16:56
Nga E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka treguar dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate për t'u integruar më herët në BE. Gjatë fjalës së saj në prezantimin e draftit të Bashkimit Europian, Kos tha kushtet përfshijnë përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Europian.
Më tej ajo tha se KE synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë.
Ajo shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Në lidhje me këtë, ajo tha se kjo sjell përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Marta Kos: Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian.
Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual./Dosja.al
marta kos
Politike
6 Tetor 2026, 16:38
G.M
pamje
TIRANË- Debati për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar &eu...
Politike
6 Tetor 2026, 16:48
E.d
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se ësh...
Politike
6 Tetor 2026, 16:25
E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në ...
Politike
6 Tetor 2026, 15:57
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bëri një ofertë të re PDK-së për zgjidhjen e ng&e...
Politike
6 Tetor 2026, 15:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit ...
Politike
6 Tetor 2026, 13:31
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në...
Politike
6 Tetor 2026, 13:23
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku...
Politike
6 Tetor 2026, 13:04
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godin&eum...
Politike
6 Tetor 2026, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Ro...
Politike
6 Tetor 2026, 12:20
E. D
Sali Berisha,
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me kompaninë...