BE përgatitet për zgjerimin, Shqipëria pjesë e paketës së re të Komisionit

Zgjerimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian po sjell ndryshime edhe në mënyrën se si Unioni po përgatitet për anëtarët e rinj. Komisioni Evropian ka prezantuar paketën e rishikimit të politikave para zgjerimit, e cila përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipërinë. Dokumenti i miratuar nga Komisioni përcakton hapat që BE-ja duhet të ndërmarrë për t’u përshtatur me një Union më të madh. Në fokus janë politikat, rregullat dhe mekanizmat institucionalë që do të duhet të funksionojnë edhe në kushtet e një zgjerimi të ardhshëm.

Komisioni ka analizuar politikat aktuale të BE-së dhe mënyrën se si ato mund të përshtaten me procesin e zgjerimit. Sipas paketës, kuadri i përcaktuar nga traktatet ekzistuese, së bashku me traktatet e ardhshme të anëtarësimit, mund të shërbejë si bazë për përgatitjen e Unionit për anëtarët e rinj.

Një tjetër element i rëndësishëm i paketës lidhet me garantimin e zbatimit të reformave edhe pas anëtarësimit. Për këtë arsye, Komisioni propozon mekanizma të rinj mbrojtës, përfshirë masa më të forta në sektorë të caktuar dhe një klauzolë të re mbrojtëse në nivel institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi është që detyrimet dhe angazhimet e ndërmarra gjatë negociatave të anëtarësimit të mos mbeten vetëm pjesë e procesit të negociimit, por të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo paketë vjen në kuadër të përgatitjeve më të gjera të BE-së për një valë të ardhshme zgjerimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Data 13 tetor po diskutohet për zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare BE–Shqipëri, ku vendi pritet të avancojë me mbylljen e një tjetër kapitulli të negociatave. Nëse konfirmohet, në këtë mbledhje pritet të mbyllet përkohësisht Kapitulli 20, i cili përfshin politikat për biznesin dhe industrinë.

Ky do të ishte kapitulli i katërt që Shqipëria mbyll përkohësisht në kuadër të negociatave me BE-në. Më 14 korrik 2026, vendi përmbylli tre kapitujt e parë: Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26-Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullin 30-Marrëdhëniet e Jashtme.

BE përgatitet për zgjerimin, Komisionerja Marta Kos: Koha për një Union më të madh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?