Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni Europian synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Sipas saj, integrimi gradual nuk është një alternativë apo zëvendësim i anëtarësimit, por një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Europë.

Kos theksoi se kjo do të bazohet në dy kushte kryesore: përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Europian.

Ajo shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja, duke sjellë përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

"Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual." tha Kos


Lajmi kryesor:

Zgjerimi i BE-së, Komisioni prezanton planin e ri: Integrim gradual para anëtarësimit dhe kufizim të vetos! Në tetor udhërrëfyesi, Marta Kos: Shqipëria mes katër vendeve pararojë