6 Tetor 2026, 17:06
Nga E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm. Në lidhje me këtë janë propozuar ndryshime në mënyrën e funksionimit të Unionit, rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen dhe një integrim gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë.
Kjo paketë e cila fillimisht ishte paralajmëruar nga presidentja Ursula von der Leyen dhe e kërkuar nga Këshilli Europian, synon të përshtatë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së me një Union më të madh. Kjo duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës.
Komisioni propozon përdorimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar në disa fusha ku traktatet e lejojnë, në vend të unanimitetit. Sipas propozimit, kjo mund të zbatohet, për sanksionet, luftën kundër mashtrimit fiskal, masat fiskale në politikën energjetike dhe për vendimet ndërmjetëse gjatë negociatave të anëtarësimit. Kjo me synimin për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efektiv.
Një tjetër element i paketës janë garanci më të forta për vendet që do të anëtarësohen. Traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përfshijnë mekanizma të rinj që lejojnë masa nëse një shtet shkel angazhimet e marra gjatë negociatave, përfshirë në raste të rënda edhe pezullimin e të drejtës së votës në Këshill.
Komisioni propozon gjithashtu zgjerimin e procesit të integrimit gradual, duke u dhënë vendeve kandidate mundësinë të marrin pjesë më herët në politika të caktuara të Bashkimit Europian. Kjo në sektorë si energjia, transporti, tregu digjital dhe mbrojtja, nëse plotësojnë kushtet përkatëse.
Në paketë theksohet se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028-2034 mund të përballojë pranimin e anëtarëve të rinj. Për Ukrainën parashikohen rregullime të veçanta për shkak të madhësisë dhe sektorit të saj bujqësor.
Komisioni njofton se në paketën e zgjerimit për vitin 2026 do të paraqesë "roadmap"-e orientuese për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, nëse këto vende vazhdojnë reformat.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se zgjerimi është në interes të vetë Bashkimit Europian. Në konferencën për shtyp, ajo tha se zgjerimi është një investim afatgjatë për paqen dhe prosperitetin e Europës.
“Zgjerimi është në interesin tonë. Është një investim afatgjatë për paqen dhe prosperitetin e Europës. Na bën më të fortë, rrit peshën tonë politike dhe ekonomike dhe sjell më shumë vende pune e mundësi për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi ajo./Dosja.al
be ke strasburg
Politike
6 Tetor 2026, 17:01
G.M
Bashkia Durrës
DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territor...
Politike
6 Tetor 2026, 16:56
E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka treguar dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate p&e...
Politike
6 Tetor 2026, 16:38
G.M
pamje
TIRANË- Debati për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar &eu...
Politike
6 Tetor 2026, 16:48
E.d
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se ësh...
Politike
6 Tetor 2026, 16:25
E.d
Marta Kos
STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në ...
Politike
6 Tetor 2026, 15:57
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bëri një ofertë të re PDK-së për zgjidhjen e ng&e...
Politike
6 Tetor 2026, 15:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit ...
Politike
6 Tetor 2026, 13:31
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në...
Politike
6 Tetor 2026, 13:23
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku...
Politike
6 Tetor 2026, 13:04
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godin&eum...