web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni Europian miraton paketën e re për politikat e zgjerimit, ja çfarë theksohet për Shqipërinë

6 Tetor 2026, 17:18, Politikë CNA

Komisioni Europian miraton paketën e re për politikat e zgjerimit, ja

Komisioni Europian ka miratuar një paketë mbi shqyrtimet e politikave para zgjerimit, duke përcaktuar orientimet e politikave dhe veprimet e nevojshme përgatitore.

Në paketën e sotme, siç theksohet nga hartuesja dhe komisionerja Marta Kos, Komisioni do të paraqesë udhërrëfyes indikativë për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, me kusht që ato të ruajnë vrullin e reformave.

KE do të paraqesë gjithashtu një qasje koherente për integrimin gradual, përfshirë identifikimin e fushave strategjike.

“Komisioni do të bashkëpunojë gjithashtu me shtetet anëtare dhe vendet kandidate për të harmonizuar negociatat e anëtarësimit me përgatitjet e brendshme të Bashkimit”,-theksohet në paketë.

Paketa gjithashtu përforcon procesin gradual të integrimit duke e bërë atë më koherent, më të strukturuar dhe të parashikueshëm. Ky proces i përmirësuar synon të do të mbështesë më tej vendet kandidate të përgatiten për anëtarësim përmes pjesëmarrjes së mëparshme në politikat e zgjedhura të Bashkimit, me kusht që të përmbushen kushtet.

Siç theksohet, paketa e sotme do të ushqejë diskutimin strategjik midis Shteteve Anëtare mbi zgjerimin dhe reformat, duke përfshirë edhe në Këshillin Europian në tetor. Ajo do të udhëheqë punën me Parlamentin Europian dhe Këshillin mbi përshtatjet institucionale dhe operacionale të kërkuara për pranimet e ardhshme./CNA





Lajmet e fundit nga