Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH del me njoftim për ndryshimin e qarkullimit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 17:27 | Aktualitet

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH del me njoftim për ndryshimin

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës.

Punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zgjasin për një periudhë maksimale prej 20 ditësh. Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim të mjeteve në të dyja drejtimet.

NJOFTIMI

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar kryerjen e punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës.

Duke filluar nga e mërkura, 7 tetor, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të ditës pasardhëse.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe i fton ata të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos