Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E pabesueshme ç’ndodh në Kosovë, kandidati për president i Albin Kurtit tërhiqet nga gara

Shkruar nga Newsbomb
E pabesueshme ç’ndodh në Kosovë, kandidati për
Bekim Sejdiu

Bekim Sejdiu ka konfirmuar tërheqjen përfundimtare nga gara për president të Kosovës, në një kohë kur vendi ndodhet në një ngërç politik për zgjedhjen e kreut të shtetit. Ai ka bërë me dije se vendimin ia ka komunikuar sërish kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sejdiu ka argumentuar se nuk e sheh të arsyeshme zgjedhjen e presidentit vetëm për të shmangur zgjedhjet, ndërsa ka theksuar se kandidatura e tij kishte ardhur si pjesë e dakordësimit politik mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Tërheqja e tij vjen në një moment kur Kurti ka kërkuar nga PDK-ja mbështetje për Sejdiun, duke ofruar në këmbim votimin e ndryshimeve për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“President duhet të zgjidhet dikush që e meriton atë pozitë. Meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka kërkuar gjithashtu që zgjedhja e presidentit të mos kushtëzohet me çështje të tjera politike, duke theksuar se mbështetja e pamjaftueshme parlamentare ishte arsyeja kryesore e vendimit të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese