Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e 'Ripërtëritjes' në Lezhë, i pranishëm lideri i PD-së, Sali Berisha

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

17:35, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Kapitali.al

Në kulmin e skandalit ‘Kayo’, vetëm pak ditë pasi SPAK sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes ka propozuar një projektligj për t'u hequr taksat bizneseve të tyre.

Drafti i hedhur për konsultim publik ndryshon ligjin ekzistues për industrinë ushtarake duke i dhuruar një ‘parajsë’ të vërtetë fiskale subjekteve të licencuara në këtë sektor.

Për ironi, përfituesit kryesorë të këtyre lehtësive radikale pritet të jenë pikërisht kompanitë private të lidhura me partneritetet shtetërore, të cilat sot janë nën lupën e Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe hije të rënda dyshimi mbi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të armatimeve.

Image

Heqje totale taksash

Sipas dokumentit zyrtar, qeveria propozon heqjen e plotë të çdo detyrimi që rëndon mbi armët e prodhuara apo të tregtuara nga këto subjekte, jo vetëm në shitje, por edhe për importin e mallrave, makinerive apo pajisjeve që përdoren për prodhimin e tyre.

• TVSH 0% për shitjet: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet përfundimtare zbret në zero, duke eliminuar plotësisht shkallën prej 10% që parashikonte ligji aktual.

• Import pa taksa: Operatorët përjashtohen plotësisht nga TVSH-ja në import për makineritë dhe lëndët e para.

• Zero taksa vendore: Bizneset e armëve nuk do të paguajnë më asnjë taksë lokale për ndërtesat apo aktivitetin e tyre.

• Tatim-fitimi zero: Këto lehtësi reja i shtohen përjashtimit ekzistues 10-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat korporative.

Image

Dyshime për trafik

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi, zyrtarët e kompanisë shtetërore ‘Kayo’ dhe partnerët e tyre privatë, si Ron Yeffet dhe Arjeta Puca, sapo kanë dorëzuar pajisjet e tyre elektronike në zyrat e SPAK-ut.

Lëvizja e jashtëzakonshme e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të mësyrë në vilat dhe zyrat e tyre erdhi menjëherë pas publikimit të audiopërgjimeve tronditëse nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj.

Në këto përgjime, biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet dëgjohet duke biseduar me sipërmarrës dhe shtetas ukrainas (të identifikuar si Igor dhe Sergei, si dhe një grua e quajtur Tatiana), ku zbulohet një skemë e dyshuar e tregtisë dhe e lëvizjes së armëve që përfshin Shqipërinë.

Ndërsa prokurorët dhe agjentët e BKH-së po analizojnë komunikimet e tyre sekrete për të zbërthyer rrjetin e dyshuar të armëve me ukrainasit, shteti po nxiton t'u pastrojë rrugën financiare duke u hequr çdo taksë mbi shitjen dhe prodhimin e armatimeve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco