Feta Fetai, Klevi Qefalija dhe Sabah Kerjota për herë të 4 janë futbollistët të cilët do të qëndrojnë në tribunë sonte për ndeshjen Shqipëri-San Marino. Këto janë zgjedhjet e Rolando Maran të konfirmuara nga UEFA për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 futbollistë të gatshëm për sfidën në Ligën e Kombeve.
Mirëpo kombëtarja duhet të bëjë shumë kujdes sonte në një aspekt edhe pse fitorja është detyrim dhe thuajse e sigurtë, pasi kuqezinjtë luajnë me vendin e fundit në renditjen e FIFA-s. San Marino është e 211 në botë.
Kujdesi do të duhet për futbollistët të cilët rrezikojnë në ndeshjen e ardhshme që është pikërisht kundër Finlandës në nëntor. Ky rival është edhe konkurenti kryesor i Shqipërisë për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Madje 3 ditë më parë na mposhti 1-2.
Lojtarët që rrezikojnë Finlandën nëse ndëshkohen sonte kundër San Marinos janë gjashtë. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, Stavro Pilon, Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin, Anis Mehmetin dhe Myrto Uzunin. Çdo e papritur duhet shmangur në këtë rast. Kujtojmë se Asllani u ndëshkua me San Marinon në transfertë.
Në prag të ndeshjes me San Marinon, trajneri Rolando Maran dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Rey Manaj dolën në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera nuk e quajnë të lehtë një kundërshtar si San Marino.
Vlerësim maksimal për këtë kombëtare, edhe pse detyra është e panegociueshme: të marrin 3 pikë sot në kryeqytet.
“Kur dëgjoj të thuhet “e lehtë” më vijnë drithërimat, sepse ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë të lodhshme, por të lehta nuk ka. E pamë në San Marino, ku për 15 minuta ulëm ritmin dhe rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit. Mundësitë për vendin e parë janë të njëjtat. U thashë të rrinë me kokën lart se po hyjnë në fushë me të njëjtën sjellje e atë dëshirë për të bërë futboll siç bëmë në Helsinki. Nuk duhet të preokupohemi me rezultatin, por vetëm të jemi këta, me këtë sjellje e vëmendje”, tha Maran.
Ndërsa Manaj theksoi:
“Janë statistika që i shohin njerëzit jashtë. Kryesorja është që të bëjmë gol, se pastaj i bëjmë me goditje këndi apo me goditje dënimi apo me aksione nuk ka rëndësi. Absolutisht që ne punojmë për të gjitha situatat. Ishalla të kemi fat nesër dhe t’i bëjmë me aksione golat, që të jeni edhe jut ë lumtur”.