web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari dhe Skënderbeu kualifikohen me goleadë

6 Tetor 2026, 17:34, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari dhe Skënderbeu kualifikohen me

Tri ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë nuk prodhuan surpriza, ndërsa u përcaktuan skuadrat e kualifikuara për fazën e 1/16-tave.

Flamurtari dhe Skënderbeu siguruan pa problem kalimin më tej me rezultate bindëse. Skuadra vlonjate mposhti Gramshin me shifrat 4-1 falë një starti mjaft agresiv dhe dopietës së shpejtë të Berishës.

Me të njëjtin rezultat 4-1 fitoi edhe Skënderbeu përballë Naftëtarit, duke dominuar sfidën me katër golashënues të ndryshëm.

Ndërkohë, Besëlidhja arriti të kualifikohej mes drithërimave duke mposhtur Sopotin me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.

REZULTATET:

Flamurtari 4-1 Gramshi (Barry 2', Berisha 12', 14', Doku 56'/ Sadiq 74')

Skënderbeu 4-1 Naftëtari (Musa 2', Bismark 43', Braga 44', Thomas 90'/ Agalliu 76')

Besëlidhja 2-1 Sopoti





Lajmet e fundit nga