Flash

Marta Kos përpiqet të shpjegojë se çfarë është "Integrimi gradual" që BE po na ofron

Lapsi.al 6 October 2026

Marta Kos përpiqet të shpjegojë se çfarë

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Komisioni Europian synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë, edhe pse paqartësitë e institucioneve të BE-së ulërasin. 

Sipas saj, integrimi gradual nuk është një alternativë apo zëvendësim i anëtarësimit, por një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Europë.

Kos theksoi se kjo do të bazohet në dy kushte kryesore: përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Europian.

Ajo shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja, duke sjellë përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian. 

Problemi është se pas këtyre fjalëve, Kos thotë si më poshtë: 

"Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual." Pra BE ende s'është e qartë se çfarë përfiton nga ky integrim për vete, e jo më për Shqipërinë ose Malin e Zi. 

"Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual." tha Kos. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI