Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka refuzuar ofertën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pas këtij vendimi Kosova tashmë është drejt zgjedhjeve kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfudnimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
“Sot në orët e fundit, nuk mund të imponosh marrëveshje. Nuk janë çështje të ndërlidhura. Ne po kërkojmë me e bë ligjin. Në çdo orë, në çdo kohë që kalon, pastaj në të vërtetë, gati thuajse e pamundëson aprovimin e ligjit në dy leximet”, ka thënë Hamza.

Ndërkohë pas deklaratës së Hamzës ka reaguar Enver Dugolli i Vetëvendosjes. Dugolli ka thënë se deklarata e Hamzës, tregon se qëllimi ka qenë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij çështja nuk lidhet me Hagën, ligjin, dënimet e shqiptuara atje apo me presidenten, por me synimin për zgjedhje të reja.
“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: “Në zgjedhje po shkojmë.”
Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën se kësaj radhe do ta mundin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Besoj se këtë tashmë po e shohin edhe qytetarët.” shkruan ai.