Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ Dosja 'Yeffet', Edi Rama dhe Arjeta Puca

'Jo vetëm trafik armësh' - Shehaj paralajmëron: Me pushtetin e Ramës, Ron Yeffet lidhi shume fije merimange në Shqipëri

17:41, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jo vetëm në trafikun e armëve. E ftuar në ‘Task Force’ ekspertja Brisida Shehaj paralajmëron se shumë shpejt do të bëhet publike roli i biznesmenti izraelit, Ron Yeffet, i cili me pushtetin e kryeministrit Edi Rama ka lidhur aq shumë fije  në Shqipëri sa njerëzit nuk do e besojnë.

“Sot kemi betejën me publikimet dhe transparencën që dhe SPAK e partnerët ndërkombëtare e të tjerë të mos fshihen më. Një gjë do ta them. Pas sa kohësh do të shihemi bashkë prapë në emision.

Shqiptarët do të shohin të mbledhura bashkë shumë fije përtej armëve. Nëse e mbani mend përgjimin që ai thoshte ne jemi partneri operacional i qeverisë për të bërë punët e pista. Roni Yeffet do të jetë qendra që lidh shumë fije merimange në Shqipëri që nuk mund t'i lidhte dot pa pushtetin e Edi Ramës.  Do të jetë një rrjet merimange që njerëzit nuk do e besojnë dot. Nuk jemi vetëm tek armët”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco