E zhdukur që prej muajit korrik, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Dibër

6 Tetor 2026, 18:30Kronika TEMA
E zhdukur që prej muajit korrik, gjendet trupi i pajetë i

Trupi i një 73-vjeçareje është gjetur këtë të martë, e cila, sipas raportimeve, ka qenë e zhdukur që prej muajit korrik.

Sipas njoftimit, trupi është gjetur rreth orës 14:50 në një sipërfaqe toke në fshatin Potgoricë. Ndërkohë, mësohet se trupi i përket shtetases Z. D., 73 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë, në fshatin Potgorcë, Maqellarë,  është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2026, pasi ishte larguar nga banesa e saj, e cila dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje