web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria është gati”/ Ministri Hoxha përshëndet miratimin e paketës së zgjerimit të BE-së

6 Tetor 2026, 17:49, Politikë CNA

“Shqipëria është gati”/ Ministri Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndau një mesazh mirëpritës ndaj miratimit të paketës së re të zgjerimit të Bashkimit Europian, njoftuar sot nga Komisioni Europian dhe komisionerja Marta Kos.


Në një reagim në platformën ‘X’, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit.

“Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij. Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, -shprehet Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga