Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ Dosja 'Yeffet', Edi Rama dhe Arjeta Puca

KE publikon raportin:Integrimi bazohet te merita, fondet varen nga lufta kundër korrupsionit

KE publikon raportin:Integrimi bazohet te merita, fondet varen nga lufta kundër korrupsionit

17:04, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni Europian ka publikuar raportin mbi zgjerimin e BE-së me vendet kandidate. Në raportin e publikuar më datën 6 tetor 2026 nënvizohet se procesi i anëtarësimit do të mbetet rigoroz dhe i bazuar në meritën individuale. Në raport nënvizohet se kusht janë reformat.

“Në përputhje me parimin e meritës individuale, ritmi i negociatave të anëtarësimit do të vazhdojë të varet nga përparimi i vendeve negociuese në zbatimin dhe përfundimin e reformave të nevojshme për të përmbushur kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

Procesi i anëtarësimit do të mbetet rigoroz dhe i bazuar në meritë, ku pjesëmarrja, përfitimet dhe detyrimet do të lidhen me realizimin e reformave, kapacitetin për zbatim dhe përputhjen strategjike me BE-në. Por një proces rigoroz dhe i bazuar në meritë nuk do të thotë se përfitimet për evropianët duhet të vonohen.

Udhërrëfyes edhe për Shqipërinë

Në raportin i cili do u vihet në dispozicion Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian, Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian dhe Komitetit të Rajoneve evidentohet se duke u bazuar në përvojën e zgjerimeve të mëparshme, Komisioni Evropian do të propozojë në Komunikimin për Zgjerimin 2026 udhërrëfyes orientues për hapat e ardhshëm të procesit të anëtarësimit për vendet më të avancuara në negociata, Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, me kusht që ato të vazhdojnë me të njëjtin ritëm reformat.

Këta udhërrëfyes nuk do të paragjykojnë as rezultatin dhe as shpejtësinë e negociatave, por do të shërbejnë si një pikë referimi për procesin, si për vendet kandidate, ashtu edhe për Këshillin e Bashkimit Evropian. Të mbështetur në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, e cila ofron më shumë parashikueshmëri, ata do të mundësojnë një prioritizim, renditje dhe monitorim më të mirë të procesit.

Në përputhje me parimin e meritës individuale, ritmi i negociatave të anëtarësimit do të vazhdojë të varet nga përparimi i vendeve negociuese në përmbushjen dhe zbatimin e reformave të nevojshme për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Procesi i anëtarësimit do të mbetet rigoroz dhe i bazuar në meritë, ku pjesëmarrja, përfitimet dhe detyrimet do të lidhen me realizimin e reformave, kapacitetin për zbatim dhe përputhjen strategjike me BE-në. Por një proces rigoroz dhe i bazuar në meritë nuk do të thotë se përfitimet për evropianët duhet të vonohen, evidentohet  në raport.

Raporti evidenton se ndihma financiare dhe qasja në përfitime të caktuara duhet të mbeten të lidhura me përparimin e matshëm. Po kështu duhet të evidentohen dhe reformat e pambaruara dhe autoritetet përgjegjëse. 

Rekomandimet në paketën e zgjerimit duhet të udhëheqin mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe integrimin gradual. Ndihma financiare dhe qasja në përfitime të caktuara duhet të mbeten të lidhura me përparimin e matshëm, veçanërisht përmes instrumenteve të financimit të bazuara në objektiva. Monitorimi vijues do të identifikojë reformat e pambaruara dhe autoritetet përgjegjëse, do të orientojë asistencën teknike drejt mangësive të identifikuara në zbatim dhe do të vlerësojë rezultatet në ciklin e ardhshëm të raportimit.

Duhet të pasqyrojnë përparimin e verifikuar, përfshirë pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve përkatëse. Kjo qasje është zbatuar tashmë në kuadër të mekanizmave aktualë të bazuar në objektiva për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë.

Gjithashtu evidentohet se dhe korniza e financimit do të bazohet në objektiva të matshme realizimin e reformave, përfshirë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit,

"Për Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare, planet e bazuara në objektiva do të mbeten instrumenti kryesor i zbatimit për partnerët e zgjerimit, duke lidhur pagesat me realizimin e reformave, përfshirë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe me investimet. Pasi këto vende të bëhen shtete anëtare, këto pagesa do të lidhen gjithashtu me dispozitat përkatëse të Planeve të Partneritetit Kombëtar dhe Rajonal"

Image

Shkarko dokumentin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco