Ekspertja e auditit, Meri Lika, ka ngritur akuza të forta lidhur me kompanitë e përfshira në çështjen Timak, duke deklaruar se ato kanë përfituar miliona euro nga shteti, ndërsa sipas saj nuk kanë realizuar prodhim dhe vijojnë të përfitojnë lehtësi fiskale.
E ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, Lika tha se bëhet fjalë për kompani që, sipas saj, kanë marrë deri në 9 milionë euro nga shteti, ndërsa bilancet tregojnë humbje.
Ekspertja u ndal edhe te lehtësitë fiskale që, sipas saj, u janë dhënë këtyre shoqërive.
‘Ne këtë e kemi thënë edhe herë tjetër, patjetër, edhe për Ergys Agasin është e njëjta situatë, po edhe tek inceneratorët është e njëjta situatë. Domethënë gjithmonë gjendet dikush që t'i japë urdhër për të firmosur 17 vendime, gjithmonë gjendet dikush që t'i japë pikë një biznesi që nuk ekziston, gjithmonë është dikush.
Por ai dikushi asnjëherë nuk na ka dalë deri tani në asnjë hetim. Edhe këtu është dikush që i ka dhënë këto, që i ka dhënë shtetit 20%, ndërkohë që ka qenë me një përqindje më të lartë dhe pastaj e ka ulur me 20, për të shmangur ato kontrolle që ne i kemi thënë një herë, të KLSH-së, se jo të gjitha audititet sepse një ndërmarrje që ka 20% shtetin për pjesëmarrjen e shtetit quhet shoqëri me interes publik dhe ka një auditim të detyrueshëm nga audituesit ligjorë.
Por asnjëherë nuk na ka dalë as në SPAK-u që kush është personi që i koordinon këto gjëra. Dhe mendoj që hetimi duhet të përqendrohet në këtë drejtim. Domethënë që të gjejë një herë nga kanë ardhur procedurat, si fillojnë procedurat.
Tani po u jep një parajsë të vogël fiskale këtyre shoqërive. Po u heq TVSH-në, po u heq tatimin, po u heq taksat doganore, po ua heq të gjitha.
Ndërkohë që një subjekt prodhues është shumë herë më i penalizuar, domethënë ka detyrime, se nuk mund ta quajmë penalitet, por është i detyruar të paguajë taksa më shumë.
Ndërkohë që këta që kanë marrë nga 9 milionë euro nga shteti, absolutisht asnjë gjë nuk kanë prodhuar se bilanci është një tmerr i vërtetë, që nuk kanë prodhuar dhe janë me humbje, domethënë nuk kanë xhiruar asnjë gjë, këta u ofrohen edhe lehtësira të tilla fiskale.
Përgjithësisht lehtësirat fiskale bëhen për të pasur shteti një input brenda, domethënë të vijë diçka. Ndërkohë nga këta nuk ka ardhur asgjë përveçse ka dalë’, u shpreh Meri Lika gjatë fjalës së saj.
© SYRI.net
‘Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar’/ Bardhi: Njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut
'Jo vetëm trafik armësh' - Shehaj paralajmëron: Me pushtetin e Ramës, Ron Yeffet lidhi shume fije merimange në Shqipëri
‘Trafiku i armëve, maja e ajsbergut të korrupsionit’, Hoxhaj: S’mund të kalojë lehtë, tashmë e kanë partnerët