Harta e re territoriale votohet të enjten, Bardhi: Është përcaktuar, 15 bashki fshihen për pushtetin e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzon mazhorancën se reforma territoriale, e cila pritet të votohet këtë të enjte në Kuvend, është hartuar mbi interesa elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Bardhi thotë se kriteri nuk janë nevojat e qytetarëve, por besnikëria e kryebashkiakëve ndaj Ramës, duke kundërshtuar shkrirjen e 15 bashkive. “Pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?”, shprehet Bardhi.

Nga ana e PS-së, e cila kërkon 46 bashki, votë kundër është nga Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar prej 1 viti, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore.

Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki për pushtetin personal të Kryeministrit.

Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve. Kjo është pyetja që ngre ligji i PS-së: pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?