Të rinjtë braktisin bujqësinë, në Panaja tokat punohen kryesisht nga mosha e tretë
Të rinjtë po heqin dorë nga bujqësia dhe në shumë zona pranë Vlorës, përfshirë fshatin Panaja, pjesa më e madhe e tyre ka emigruar. Edhe të rinjtë që kanë mbetur në fshat nuk e shohin bujqësinë si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen, duke bërë që tokat të punohen kryesisht nga mosha e tretë.
Panaja është një nga zonat me traditë në kultivimin e rrushit dhe ullirit, si dhe në prodhimin e verës, rakisë dhe vajit të ullirit. Por mungesa e të rinjve po vë në pikëpyetje vazhdimësinë e kësaj tradite.
Fermerët që merren me ullirin thonë se puna në tokë nuk mungon, por fitimi është i ulët për shkak të kostove të larta dhe vështirësive në shitjen e prodhimit. Çmimi i naftës, plehrave dhe shpenzimeve të tjera, sipas tyre, e vështirëson ndjeshëm ekonominë e fermës.
“Me bujqësi merrem, kultivoj ullinj. Po të punosh ia vlen, por s’ka treg. Çdo gjë është e shtrenjtë dhe me çmimin e vajit, naftën e plehrat nuk fiton ndonjë gjë. Të rinjtë janë shumë pak, kanë ikur dhe kanë mbetur pleqtë, që përpiqen të nxjerrin diçka, se me pensionet s’ia dalin”, është shprehur një kultivues ulliri.
Edhe fermerët në moshë të thyer vazhdojnë të punojnë tokat, pavarësisht vështirësive fizike. Një prej tyre, mbi 80 vjeç, tregon se ka reduktuar aktivitetin dhe se fëmijët e tij nuk janë kthyer më në fshat.
“Unë jam mbi 80 vjeç dhe kam 3 dynym ullinj. S’kam më fuqi. Kam pasur dhe vreshta, por i hoqa se s’i mbaja dot. Vjel nipi, e ndajmë vajin. Nuk kthehen më fëmijët”, është shprehur një burrë.
Vështirësitë nuk janë vetëm te ulliri. Edhe fermerët e vreshtave thonë se mungesa e fuqisë punëtore i detyron të punojnë vetëm me familjarët, ndërsa mungesa e sistemeve të vaditjes mbetet një tjetër problem për prodhimin.
“Bujqësia është sektor i mirë, por nuk ka ujë për vaditje. Kam 3 dynym vresht Shesh i Zi, shes rrush, bëj verë e raki. Punoj vetëm me gruan, fëmijët më kanë ikur. Nuk kam marrë mbështetje fare”, është shprehur kultivuesi i rrushit.
Në Panaja kultivohet kryesisht rrushi i varietetit “Shesh i Zi”, me të cilin prodhohen vera dhe rakia, ndërsa në ullishte mbizotëron varieteti Kalinjot. Fshati njihet në zonën e Vlorës për prodhimin e verës dhe vajit të ullirit. Fermerët thonë se pa një brez të ri që të marrë përsipër tokat, tradita bujqësore e Panajasë rrezikon të zbehet. Kostot e larta, mungesa e tregut, vaditjes dhe mbështetjes, së bashku me emigrimin e të rinjve, po e lënë bujqësinë gjithnjë e më shumë në duart e moshës së tretë.
E zhdukur që prej muajit korrik, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Dibër
Incidenti në protestë me gazetarin Bledi Mane, reagon policia: Askush nuk merr dot ligjin në dorë
Tiranë, 4 në pranga për drogë, tre shisnin kokainë pranë shkollave
- 18:00 Çështja e presidentit të Kosovës, reagon sërish Sejdiu
- 17:54 Topi i Artë, Ruiz: Fitova gjithçka, por vetëm titujt nuk mjaftojnë
- 17:47 Autoritetet greke kontrollojnë kasafortën e Mazonakis, çfarë u zbulua brenda saj
- 17:44 Protestat e dhunshme në Francë, qeveria pezullon mësimin deri të premten
- 17:37 Hiqet urdhër-arresti ndaj Carles Puigdemont, mund të rikthehet në Spanjë pas 9 vitesh
- 17:34 E zhdukur që prej muajit korrik, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Dibër