Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga Strasburgu: Nuk do të ketë rrugë të shkurtra
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj.
Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit.
“Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ai.
Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.
“Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, deklaroi ministri.
Sipas tij, për Shqipërinë, zgjerimi është një projekt strategjik i përbashkët, i cili forcon demokracinë dhe përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, ndërsa kontribuon edhe në sigurinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës.
Në këtë kuadër, ministri rikonfirmoi angazhimin për përmbushjen e reformave dhe mbështetjen për integrimin gradual, përmes hapave konkretë dhe me ndikim. Duke e parë zgjerimin si pjesë thelbësore të historisë dhe të së ardhmes së Evropës, Hoxha nënvizoi se ky proces e bën kontinentin më të fortë dhe më të bashkuar.
“Për një Evropë më të fortë në shtëpi. Një Evropë më të fortë në botë”, përfundoi reagimin e tij ministri Hoxha./Dosja.al
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë v...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar ditën e sotme se Komisioni Europian synon të jetë shum&eum...
Marta Kos STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zg...
Bashkia Durrës DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territor...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka treguar dy kushtet që duhet të plotësojnë vendet kandidate p&e...
pamje TIRANË- Debati për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar &eu...
Bekim Sejdiu KOSOVË- Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se ësh...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në ...