LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga Strasburgu: Nuk do të ketë rrugë të shkurtra 

• Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në Strasburg. • Gjatë fjalës së saj Kos u ndal edhe tek Shqipëria, për të cilën dha një mesazh të qartë. • Kos deklaroi se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për asnjë vend i cili aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. • Ndërsa renditi Shqipërinë ndër katër vendet që kanë bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. • Më tej ajo tha se KE synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. • Kos foli edhe për integrimi gradual, duke shtuar se Komisioni Europian synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. • Duke prezantuar draftin e Bashkimit Evropian në Strasburg, Kos u shpreh se integrimi gradual nuk është një alternativë apo zëvendësim i anëtarësimit, por një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Europë. • Sipas saj ajo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. • Kos shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së. • Kjo duke përfshirë sektorë si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. • Kos foli edhe për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se zhvillimet e fundit kanë sjellë një dinamikë të re në procesin e zgjerimit. • Sipas saj, për vendet që kanë avancuar më shumë në procesin e integrimit, ka kuptim të hapen rrugë të reja për përfshirjen e tyre më të hershme në strukturat europiane. • Kos theksoi se reformat mbeten elementi kryesor i procesit, duke shtuar se vendet kandidate duhet të përmbushin angazhimet e tyre për të avancuar drejt anëtarësimit.

6 artikuj për këtë temë.

29 MINUTA ME PARE

Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen më shpejt me BE-në

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj në prezantimin e drafitit të BE-së në Strasburg, Kos tha se prej vitesh është dëgjuar se BE-ja e ka harruar Ballkanin Perëndimor, ndërsa vuri në dukje zhvillimet e reja në procesin e zgjerimit.

Ajo tha se zhvillimet e fundit kanë sjellë një dinamikë të re në procesin e zgjerimit. Sipas saj, për vendet që kanë avancuar më shumë në procesin e integrimit, ka kuptim të hapen rrugë të reja për përfshirjen e tyre më të hershme në strukturat europiane. Kos theksoi se reformat mbeten elementi kryesor i procesit, duke shtuar se vendet kandidate duhet të përmbushin angazhimet e tyre për të avancuar drejt anëtarësimit.

Marta Kos: Kemi dëgjuar prej shumë vitesh që kemi harruar BE-në për Ballkanin Perëndimor. Kemi për herë të parë, që prej nisjes së zgjerimit, me një shtet që është në luftë, kemi një shtet si Moldavia që ka provuar që janë të qartë në rrugën europiane, edhe pse BE-ja ka investuar qindra miliona euro. Ne jemi të vetëdijshme që disa prej shteteve shohin veten e tyre ku janë sot. Vetëm për ato shtete që janë të avancuara ka logjikë që të hapim një rrugë pune. Karburanti janë reformat, nëse punon fort dhe punon pikërisht në atë që ke premtuar, mund t’i japim kandidatit statusin e anëtarit./Dosja.al

36 MINUTA ME PARE

“Anëtarët e rinj të BE, pa të drejtë veto”/ Marta Kos: Gjithë shtetet anëtare kanë punuar dhe mbështetur zgjerimin

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë vetoje. Gjatë fjalës së saj në prezantimin e  draftit të Bashkimit Evropian, Kos tha se të gjithë shtetet anëtare kanë punuar dhe mbështetur zgjerimin, duke u shprehur optimiste për procesin.

Ajo tha se gjatë viteve të fundit është bërë më shumë progres në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave sesa në dekadat e mëparshme. Në fund, Kos theksoi se meritokracia flet për përmbushjen e kushteve dhe me përfundimin e procesit të anëtarësimit, duke shtuar se shtetet anëtare vijojnë të mbështesin këtë qasje.

Marta Kos: Optimizmi im më vjen nga rezultate me të mira që kemi arritur ë procesin e pranimit. Gjithë shtetet anëtare janë duke kontribuar që ne të hapemi. Kemi hapur dhe mbyllur kapituj në këto 9 vitet e fundit më shumë se 25 vitet e mëparshme. Është e qartë që janë suportuese për zgjerimin, por duan ta shohin në bazë të meritës. Varet se ku në Europë ka edhe gjeopolitikë që të marrin edhe përgjigje se si gjeopolitika dhe meritokracia mund të ecin dorë më dorë. Meritokracia flet për kushtet dhe kur do të shkojmë në fund të procesit të anëtarësimit dhe shtetet anëtare janë mbështetëse ndaj kësaj./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos: Vendet kandidate mund të integrohen gradualisht në BE para anëtarësimit

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar ditën e sotme se Komisioni Europian synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Duke prezantuar draftin e Bashkimit Evropian në Strasburg, Kos u shpreh se integrimi gradual nuk është një alternativë apo zëvendësim i anëtarësimit, por një mënyrë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të forcuar stabilitetin në Europë.

Sipas saj ajo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. Kos shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së. Kjo duke përfshirë sektorë si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja.

Marta Kos: Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual. Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian. Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

KE miraton paketën e zgjerimit/ Kos nga Strasburgu: Zgjerimi është në interesin tonë, na bën më të fortë

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm. Në lidhje me këtë janë propozuar ndryshime në mënyrën e funksionimit të Unionit, rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen dhe një integrim gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë.

Kjo paketë e cila fillimisht ishte paralajmëruar nga presidentja Ursula von der Leyen dhe e kërkuar nga Këshilli Europian, synon të përshtatë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së me një Union më të madh. Kjo duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës.

Komisioni propozon përdorimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar në disa fusha ku traktatet e lejojnë, në vend të unanimitetit. Sipas propozimit, kjo mund të zbatohet, për sanksionet, luftën kundër mashtrimit fiskal, masat fiskale në politikën energjetike dhe për vendimet ndërmjetëse gjatë negociatave të anëtarësimit. Kjo me synimin për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efektiv.

Një tjetër element i paketës janë garanci më të forta për vendet që do të anëtarësohen. Traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përfshijnë mekanizma të rinj që lejojnë masa nëse një shtet shkel angazhimet e marra gjatë negociatave, përfshirë në raste të rënda edhe pezullimin e të drejtës së votës në Këshill.

Komisioni propozon gjithashtu zgjerimin e procesit të integrimit gradual, duke u dhënë vendeve kandidate mundësinë të marrin pjesë më herët në politika të caktuara të Bashkimit Europian. Kjo në sektorë si energjia, transporti, tregu digjital dhe mbrojtja, nëse plotësojnë kushtet përkatëse.

Në paketë theksohet se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028-2034 mund të përballojë pranimin e anëtarëve të rinj. Për Ukrainën parashikohen rregullime të veçanta për shkak të madhësisë dhe sektorit të saj bujqësor.

Komisioni njofton se në paketën e zgjerimit për vitin 2026 do të paraqesë "roadmap"-e orientuese për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, nëse këto vende vazhdojnë reformat.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se zgjerimi është në interes të vetë Bashkimit Europian. Në konferencën për shtyp, ajo tha se zgjerimi është një investim afatgjatë për paqen dhe prosperitetin e Europës. 

“Zgjerimi është në interesin tonë. Është një investim afatgjatë për paqen dhe prosperitetin e Europës. Na bën më të fortë, rrit peshën tonë politike dhe ekonomike dhe sjell më shumë vende pune e mundësi për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Marta Kos zbulon dy kushtet për integrimin më të shpejtë të vendeve kandidate në BE

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka treguar dy kushtet  që duhet të plotësojnë vendet kandidate për t'u integruar më herët në BE. Gjatë fjalës së saj në prezantimin e draftit të Bashkimit Europian, Kos tha kushtet përfshijnë përparimin e vendeve kandidate në reformat e kërkuara dhe përafrimin e tyre strategjik me Bashkimin Europian.

Më tej ajo tha se KE synon të jetë shumë më ambicioz në integrimin e vendeve kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Ajo shpjegoi se pasi vendet të përmbushin standardet, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë të BE-së, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Në lidhje me këtë, ajo tha se kjo sjell përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Marta Kos: Ne duam të jemi shumë më ambiciozë për t'i integruar vendet kandidate në pjesë të caktuara të Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është një përshpejtues i procesit të zgjerimit, një urë mes nevojës gjeopolitike për të stabilizuar kontinentin tonë dhe procesit të zgjerimit të bazuar në meritë. Kjo do të kërkojë dy kushte kryesore: përparim në reforma nga vendet kandidate dhe përafrim strategjik me Bashkimin Europian.

Pasi vendet të përmbushin standardet e kërkuara, ato do të mund të marrin pjesë në sektorë strategjikë ku ka përfitime të ndërsjella për shtetet anëtare, si energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu më nga afër se çfarë përfitimesh do t'i sjellë vetë Bashkimit Europian ky integrim gradual./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Po përgatisim një Europë të fortë"/ Marta Kos mesazh të qartë nga Strasburgu: Nuk do të ketë rrugë të shkurtra

Prezantimi i draftit të BE/ Marta Kos mesazh të qartë nga
Marta Kos

STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka prezantuar ditën e sotme draftin e Bashkimit Evropian në Strasburg. Gjatë fjalës së saj Kos u ndal edhe tek Shqipëria, për të cilën dha një mesazh të qartë. Kos deklaroi se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për asnjë vend i cili aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. 

Ndërsa renditi Shqipërinë ndër katër vendet që kanë bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Kos theksoi se ajo duhet të vijojnë reformat dhe të përparojnë në hapat e ardhshëm.

Më tej, Komisionerja europiane për Zgjerimin shtoi se Komisioni Europian synon të përcaktojë një hartë të qartë për hapat e ardhshëm të vendeve më të avancuara në procesin e zgjerimit. Ndër vendet që kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt BE-së, Kos përmendi edhe Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

 Marta Kos: Propozojmë për shtetet e reja anëtare mos të kenë shqetësime sa i përket përplasjeve bilaterale në të ardhmen. Impakti i zgjerimit të politikave të BE në shumicën e fushave politike mund të akomodohen për zgjerimin, Ka fusha për të cilat na duhet të bashkëpunojmë për Ukrainën . Anëtarësimi i Ukrainës nuk duhet të ketë efekt negativ për fermerët Europianë. Ne identifikuar katër shtete të para, Mali i Zi, Shqipëria, Moldiva dhe Ukraina. Kemi parë rrugë të hapura thelbësore të këtyre shteteve. Duhet që të mbajnë progresin dhe të përparojnë në hapat e ardhshëm. Kjo do na japë mundësi që të kemi pranueshmërinë e rrugës së përparimit. Nuk do të ketë rrugë të shkurtra.

Por shpresojmë që ky komunikimit të jetë nisja se si të përgatisim për një Europë më të fortë. Komisioni Europian në mënyrë procedurale duam të japim hartën e rrugëve për shtetet më të avancuara. Do të përgatisim hapat e ardhshëm për zgjerimin gradual të anëtarësimit dhe do çojmë para një qasje të re që do e prezantojmë në fund të tetorit. Kufirin e mbrojtjes do e aplikojmë për herë të parë më ma të Zi. Zgjerimi sot është i mundshëm por ka hapësira që duhet të adresojmë. Idetë do t’i çojmë përpara dhe do të veprojmë për të bërë një Bashkim Evropian më të fortë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka