Maran formacion sulmues kundër San Marinos, debuton Dajsinani! Rrezikojnë 6 titullarë

6 Tetor 2026 | 18:26

Shqipëria kërkon të hedhë pas krahëve disfatën në Helsinki dhe të rikthejë suksesin kundër San Marinos, një kundërshtar ku fitorja është obligim.

Situata në kampin kuq e zi nuk është ndër më të mirat, pasi portieri Etrit Berisha është i pezulluar, ndërsa Alen Sherri do të mungojë për shkak të një shqetësimi muskulor. Në këto kushte, trajneri ka thirrur nga Shpresat 19-vjeçarin Alain Taho dhe Simon Simonin.

Edhe mbrojtësi Ardian Ismajli bëri stërvitje të diferencuar pasi ka akumuluar ngarkesë fizike në tri ndeshjet e fundit. Megjithatë, stafi mjekësor konfirmon se 30-vjeçari do të jetë i gatshëm për San Marinon.

Tekniku Rolando Maran në këtë takim do të vijë me një rreshtim të ri dhe disa ndryshime në formacion, krahasuar me takimin e parë ku fituam 3 me 0 me golat e Mehmetit, Uzunit dhe Manajt kundër San Marinos.

Me skemën 3-4-3, mes shtyllave do të jetë Mario Dajsinani, i cili do të debutojë me kombëtaren. Në repartin defensiv: kapiteni Gjimshiti, Kumbulla pritet të marrë vendin e Ismajlit dhe Mitaj. Në qendër të mesfushës: Asllani me Ramadanin, ndërsa Uzuni dhe Pilo do të luajnë nga e djathta në të majtë në rolin e pistoletave. Manaj konfirmohet në qendër të sulmit, ndërsa do të ketë mbështetjen e Muçit dhe Arbër Hoxhës nga krahët.

Ndërkohë, në tribunë trajneri ka dërguar Feta Fetain, Klevis Qefalinë dhe Sabaker Jotën. Çuditërisht, futbollistit që aktivizohet në Skoci te Hearts, trajneri nuk i dha shansin në asnjë ndeshje, as të jetë në stol.

Përballë është një kundërshtar modest, por trajneri Maran ka kërkuar vlerësim maksimal nga futbollistët. Stafi teknik ka një tjetër shqetësim, sepse gjashtë titullarë mund të humbasin sfidën Shqipëri-Finlandë nëse ndëshkohen kundër San Marinos. Kështu, Gjimshiti, Pilo, Ramadani, Asllani, Mehmeti dhe Uzuni duhet të kenë kujdes, sepse një i verdhë u heq mundësinë për të luajtur ndeshjen e radhës.

Pas tri ndeshjesh, Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin 1 të Ligës C me 6 pikë, një më pak se Finlanda kryesuese dhe dy më shumë se Bjellorusia.

Shqipëri-San Marino luhet sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania” dhe do të gjykohet nga arbitri turk, Mehmet Turkmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Topi i Artë, Ruiz: Fitova gjithçka, por vetëm titujt nuk mjaftojnë

Mesfushori Fabian Ruiz, fitoi gjithçka në këtë sezon si me PSG, ashtu edhe me Spanjën, por deklaroi se vetëm trofetë nuk mjaftojnë për Topin e...
17:54 | 06/10/2026

Messi përgatitet për ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën: Momente të veçanta që e di se do të më mungojnë

Miqësorja kundër Beninit në Buenos Aires është quajtur “Nata që askush nuk dëshiron të mbarojë”, ndërsa Messi luan për vendin e tij për herë të...
17:29 | 06/10/2026

UEFA nis hetim për incidentin mes Irlandës dhe Izraelit

UEFA ka nisur hetim disiplinor për incidentin e ndodhur në pushimin e ndeshjes mes Republikës së Irlandës dhe Izraelit, e zhvilluar të dielën në kuadër...
13:25 | 06/10/2026