Drejtori Hita në Shkodër: Zero tolerancë ndaj kanabisit, hetim i dosjeve të vjetra dhe më shumë siguri në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, gjatë takimit me policinë e Shkodrës, ku ishte i pranishëm edhe ministri Ervin Demo, vuri theksin te rritja e forcës parandaluese, goditja e paligjshmërive në qark dhe etika në komunikim. Ai kërkoi forcim të mëtejshëm të forcës parandaluese dhe goditëse, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe/ose drogë, si dhe kapjen e personave që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Krimet e rënda, plagosjet dhe vjedhjet me dhunë janë pothuajse 50% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj statistike, krimet kundër personit, kryesisht ato të mbartura nga vitet e kaluara, janë probleme që kërkojnë angazhim maksimal dhe profesionalizëm. Në këtë kuadër besoj se në zbatim të porosisë që ju kam lënë, po vijoni me studimin e të gjitha dosjeve të vjetra dhe me analizën e vrasjeve të së kaluarës”, tha Hita.

Për luftën kundër kultivimit të kanabisit, Hita theksoi se ka kërkuar goditje në burim ndaj organizatorëve dhe financuesve e jo vetëm asgjësim të bimëve. Sipas tij, gjatë këtij viti rreth 122 mijë fidanë janë asgjësuar pa u hedhur në tokë për kultivim, krahasuar me rreth 8500 fidanë në të njëjtën fazë, të asgjësuar vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Hita tha se siguria në shkolla mbetet një detyrim i panegociueshëm, përmes masave si siguria rrugore, siguria ushqimore, siguria kibernetike dhe goditja e çdo tentative për shitje droge në perimetrin e shkollave. Gjithashtu, kryepolici kërkoi standard të lartë etike dhe profesionalizmi nga punonjësit e Policisë, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shkodra është qark që frekuentohet nga shumë vizitorë e turistë dhe kjo kërkon më shumë etikë e angazhim. Ne jemi këtu për t’u shërbyer qytetarëve, për të zbatuar ligjin dhe për të goditur këdo që e shkel atë, pa dallim. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, tha ai. Në përmbyllje të takimit, një punonjës i Policisë Shkodër dhe një punonjëse e Kufirit dhe Migracionit u vlerësuan me certifikata “Për shërbime të dalluara”, të cilat iu dorëzuan në prani të ministrit të Brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?