Kristen Wiig ka surprizuar me një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj gjatë Paris Fashion Week. Aktorja 53-vjeçare, e njohur prej vitesh për flokët bionde, u shfaq në sfilatën e Chanel me flokë brune.
Wiig mori pjesë në prezantimin e koleksionit Spring/Summer 2027 të Chanel më 5 tetor. Për daljen zgjodhi një fustan të zi pa rripa, me logon karakteristike të Chanel në pjesën e përparme dhe detaje të bardha në fund. Look-un e kompletoi me këpucë të kuqe dhe të zeza, ndërsa makeup-i mbeti relativisht natyral.

Por ishte ngjyra e flokëve ajo që mori vëmendjen. Kalimi nga bionde në brune i dha aktores një pamje dukshëm ndryshe, pikërisht në një periudhë kur nuancat më të errëta të flokëve po shfaqen shpesh si zgjedhje për sezonin e vjeshtës.
Wiig iu bashkua një front row të mbushur me emra të njohur. Në sfilatën e Chanel morën pjesë edhe Nicole Kidman, Dua Lipa dhe Pedro Pascal. Koleksioni i Matthieu Blazy përfshinte 83 looks dhe riinterpretoi disa prej elementeve klasike të shtëpisë franceze.
Vjeshta sapo ka nisur dhe Kristen Wiig bëri një nga ndryshimet më të thjeshta, por më të dukshme të sezonit, nga bionde në brune.