• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet për spiunazh dhe tradhti

18:28 : 06/10/2026
në BOTA

Ish-kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, August Hanning, është arrestuar nën dyshimet për spiunazh, tradhti dhe sigurim të informacioneve të klasifikuara për një fuqi të huaj.

Hanning drejtoi BND-në nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe më pas punoi si konsulent privat. Prokuroria Federale gjermane e akuzon se ka përdorur informacione sekrete për të hartuar një analizë për një shërbim të huaj inteligjence, ndërsa dyshohet se ka mbajtur kontakte edhe me një tjetër shërbim sekret.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për cilat shtete bëhet fjalë.

Në pranga ka rënë edhe një ish-punonjës i BND-së, i identifikuar si Manfred D. Ai akuzohet se i ka siguruar Hanning rreth 2 mijë dokumente të klasifikuara, kundrejt pagesës.

Lexo edhe:

FBI arreston një grua për spiunazh ndaj Kinës, monitoronte lëvizjet e djalit të Presidentit të Tajvanit

Arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh në Serbi

Sipas prokurorëve, Manfred D. kishte akses në informacione shumë konfidenciale për shkak të detyrës së tij dhe, për vite me radhë, ia ka dorëzuar këto materiale Hanningut.

Një prej rasteve që po hetohet lidhet me përdorimin e informacioneve të klasifikuara për hartimin e një analize për një zyrtar të një shërbimi të huaj të inteligjencës. Prokuroria thotë se ende nuk dihet nëse materiali ka përfunduar te personi për të cilin ishte përgatitur.

Hanning dyshohet gjithashtu se për disa vite ka qenë në kontakt të afërt me një përfaqësues të një tjetër shërbimi të huaj, të cilit i ka përcjellë informacione politike, disa prej tyre të bazuara në dokumentet e siguruara nga Manfred D.

Hetimi ndaj Hanningut thuhet se doli në dritë gjatë një tjetër çështjeje penale që lidhet me trashëgimtaren gjermane Christina Block. Hetuesit zbuluan një pajisje elektronike me informacione të ndjeshme, përfshirë dokumente të fundit të BND-së.

Hanning pritet të dalë para gjykatës të mërkurën, ndërsa Manfred D. do të paraqitet para gjykatës të martën.

Ky nuk është rasti i parë që BND përballet me akuza të rënda për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Në vitin 2023, një zyrtar i lartë i shërbimit gjerman u akuzua për tradhti, pasi dyshohej se kishte kaluar informacione sekrete Rusisë.

Etiketa: inteligjenca artificialespiunazh

Lajme të lidhura

BOTA

FBI arreston një grua për spiunazh ndaj Kinës, monitoronte lëvizjet e djalit të Presidentit të Tajvanit

09:04 : 05/10/2026
RAJONI

Arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh në Serbi

19:59 : 30/09/2026
AKTUALITET

Bankës Intesa i vodhën 100 milionë euro me anë të mashtrimit me telefonatë të rreme

11:21 : 28/09/2026
BOTA

Zuckerberg kundërshton ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale në të gjithë industrinë

20:30 : 25/09/2026
BOTA

A mund ta shkatërrojë njerëzimin inteligjenca artificiale?

16:42 : 19/09/2026
BOTA

Fituesja e Çmimit Nobel: Duhet ta kufizojmë inteligjencën artificiale, përndryshe njerëzit do humbasin kontrollin

09:12 : 16/09/2026

TË GJITHA

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet për spiunazh dhe tradhti

18:28 : 06/10/2026

‘Harta territoriale e PS e paracaktuar’/ Bardhi: Njësoj si tenderat e Rama-Ballukut

18:21 : 06/10/2026

Zbardhet motivi i vrasjes së Mikel Rrokut në Torino

17:58 : 06/10/2026

Autoritetet greke kontrollojnë kasafortën e Mazonakis, çfarë u zbulua brenda saj

17:51 : 06/10/2026

Bedri Hamza i PDK-së: Kosova duhet të shkoj në zgjedhje

17:49 : 06/10/2026

Barazia e armëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia fillon me respektimin e të drejtave

17:26 : 06/10/2026

Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë

17:25 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com