Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, ka zhvilluar një takim me ekspertin e projektit “EU4LawEnforcement” ku në fokus ka qenë vlerësimi i kërcënimeve dhe rreziqeve që lidhen me mjedisin. Qendro që mban detyrën e këtij institucioni që prej shkurtit të 2026, foli për identifikimin e problematikave, përcaktimin e prioriteteve dhe mënyrën se si institucionet mund të ndërhyjnë në mënyrë më të kordinuar dhe efektive.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte dhe bashkëpunimi mes institucioneve ligjzbatuese dhe IKMT-së, me qëllim forcimin e kontrollit dhe mbrojtjen e mjedisit, territorit dhe pyjeve. Takimi ka për qëllim identifikimin më të hershëm të rreziqeve dhe orientimin e veprimeve të institucioneve drejt problematikave që kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe të koordinuar.
