Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tensione në Këshillin Bashkiak/ Opozita boshatis sallën, socialistët e Durrësit flasin për shkrirjet e bashkive, Markola propozon: Spitalla të bëhet qytet

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në Këshillin Bashkiak/ Opozita boshatis sallën,
Pamje nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Është shoqëruar me tensione mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit, kur pritet që të miratohej propozimi i socialistëve për shkrirjen e bashkive, me synim reduktimin e tyre por jo të shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve.

Draft propozimi i socialistëve është kundërshtuar haptazi nga opozita, pasi kryetari i grupit të PD-së, Ardian Muka dhe kreu i grupit të këshilltarëve të PL-së Luan Nezha, të cilët kanë theksuar se shkrirja e bashkive shkakton probleme për shërbimin e dhënë ndaj qytetarëve.

Duke kundërshtuar shkrirjen e bashkive, opozita zgjodhi që të braktiste sallën, dhe mbledhja u zhvillua me anëtarët e socialistëve.

“Ky draft propozim që na sillet neve për t’i dhënë pëlqim, është jashtë afateve ligjore. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj, ndaj do ta lëmë sallën dhe miratojeni me pëlqimin tuaj.

Ju kujtoj që dje, me datë 5 tetor, ky projektligj kaloi në Komisionin e Ligjeve në Parlament, nen për nen. Neve këtu sot po bëjmë show-n e radhës, për dhënien e pëlqimit, ndërkohë që ky ligj ka ecur shumë më përpara” tha Ardian Muka në fjalën e tij.

“Të gjitha banorët që mbulon bashkia jonë duan shërbime. Ne si grup i PL-së votojmë kundër, sepse kjo është një matematikë politike, nuk është shërbim ndaj qytetarëve”, tha Luan Nezha.

Propozimet e reformës nuk prekin bashkinë Durrës, por gjatë fjalës së tyre shumë këshilltarë socialistë dhe partive aleate kërkuan që Manza ose Sukthi, që dikur ishin bashki të kthehen qytete.

Ishte Hekuran Markola ai që doli me propozimin që Spitalla e cila gjerësisht njihet si lagja nr. 15 e Durrësit, të njihet si qytet më vete me argumentimin se i ka të gjitha kushtet.

“Spitalla ka bregdet, port dhe universitet. Asgjë nuk i mungon për të qenë qytet” tha socialisti në mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër, dhjetëra banorë kanë qëlluar e vezë në drejtim të bashkisë gjatë kohës kur zhvillohej mbledhja për të shqyrtuar propozimet e partive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese