Tri ndeshje janë zhvilluar sot në kuadër të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, teksa Skënderbeu, Flamurtari dhe Besëlidhja kanë siguruar kalimin në raundin tjetër.
Jashtë kompeticionit mbetën Naftëtari, Gramshi dhe Sopoti pas rezultateve të regjistruara në sfidat e sotme.
Flamurtari dhe Skënderbeu e siguruan kualifikimin pa shumë vështirësi, duke triumfuar me të njëjtin rezultat, 4-1, përkatësisht ndaj Gramshit dhe Naftëtarit.
Në sfidën tjetër, Besëlidhja iu deshën edhe minutat shtesë për të prerë biletën për raundin e ardhshëm. Koha e rregullt ndaj Sopotit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa skuadra lezhjane shënoi golin vendimtar në shtesë për të fituar 2-1.
Sopoti luajti me një lojtar më pak që prej pjesës së parë, por arriti ta mbante ndeshjen të hapur deri në fund të kohës së rregullt.
Rezultatet
Besëlidhja 2-1 Sopoti
25’ (p) Hila, 93’ Marku – 32’ (p) Jargavani
Flamurtari 4-1 Gramshi
2’ Bary Arevalo, 12’, 14’ Berisha, 56’ Doku – 74’ Sadiq
Skënderbeu 4-1 Naftëtari
2’ Musa, 43’ Bismark, 44’ Braga, 90+1’ Thomas – 75’ Agalliu












